Ka ndodhur

Punonjësi ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet drejtuesi i punimeve në Elbasan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë, 12 dhjetor, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis të Elbasanit, ku një punonjës ka rënë nga lartësia, duke humbur jetën.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve.

Ngjarja rikujton rëndësinë e respektimit rigoroz të masave të sigurisë në punë, veçanërisht në aktivitetet që kryhen në lartësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë