Përgjegjësi i fabrikës së tullave në Vorë, ku humbi jetën një punonjës për shkak të rënies së zjarrit, është liruar nga qelia. Gjykata e Durrësit, me anë të një vendimi të dhënë të hënën, vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për 67-vjeçarin Behxhet Zija.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga mosrespektimi i kushteve të sigurisë. Në këtë ngjarje, 57-vjeçari Besnik Bojaku, ndërroi jetë në QSUT për shkak të djegieve që kishte marrë në trup. Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes, ndërkohë që fabrika u shkrumbua thuajse plotësisht nga zjarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




