Ka ndodhur

Punonjësi dëmtohet aksidentalisht në sy gjatë punës, policia shpall në kërkim administratorin

Gazeta Si – Policia e Durrësit, ka shpallur në kërkim 56-vjeçarin Trifon Murataj, administratorin e një kompanie frutash ekzotike në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Ngjarja për të cilën Murataj është shpallur në kërkim, ka ndodhur ditë më parë ku një punonjës i kompanisë së tij, shtetasi A.G, 48 vjeç banues në Durrës është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.

Incidenti ka ndodhur teksa punonjësi ishte duke hapur arkat e bananeve në kontenier dhe në një moment bisturia i ka shkarë nga dora dhe e ka dëmtuar në sy. Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, punëtori e ka humbur shikimin në njërin sy.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se: Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës. Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës. Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025. Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. F., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vijon puna për kapjen e tij”, – njofton policia e Durrësit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë