Ka ndodhur

Punimet për Unazën e Madhe, zbulohen disa predha ushtarake nën tokë

Gazeta Si – Disa predha luftarake u gjetën sot në Lotin 5 të Unazës Verilindore në Tiranë. Mjetet luftarake u zbuluan nga gërmimet që po bëhen në këtë aks nga punëtorët.

Lajmi bëhet i ditur nga ARRSH, e cila konfirmon se pas gjetjes së predhave është njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe skuadrat e xhenios që do të merren me transportin e tyre dhe shpërthimin e kontrolluar diku tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë