Nga Gazeta Si – Një 48-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme teksa punonte në një ndërtesë në Rinas, ndërsa policia ka proceduar penalisht administratorin dhe inxhinierin e firmës.
Policia thotë se janë proceduar penalisht shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




