Ekonomi

Punësimi dhe inflacioni ende “viktima” të pandemisë

Në raportin e Politikës Monetare, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, parashikon një ekonomi të qëndrueshme deri në përfundim të vitit dhe në hyrje të vitit 2022, ndonëse nuk dihet ende çfarë mund të shkaktojnë variantet e reja të Covid-19.

Mbështetur në procesin e vaksinimit, reduktimit të infektimeve më Covid-19 dhe nivelit të besimit të bizneseve. Sipas BSh-së të gjitha këto elementë bashkuar me stimulin monetar dhe fiskal do të  rrisin kërkesën e brendshme dhe investimet publike e private. Rrjedhimisht, sektorët privatë dhe publikë do të rrisin kërkesën për punë dhe të rrisin pagat duke ndikuar dhe në ngritjen e inflacionit.

Tregu i punës dhe inflacioni janë akoma nën nivelet e para pandemisë dhe  të vetmit elementë që nuk kanë përparuar, sipas Këshillit Mbikëqyrës, ndonëse pritet përmirësim i tyre deri në fund të vitit 2021.

Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e dytë, raportohet se Prodhimi i Brendshëm Bruto ka arritur në nivelin e 5.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë