Ka ndodhur

Pukë, punëtori bie nga lartësia dhe humb jetën

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga banesa ku po punonte. Ngjarja në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe në Pukë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë.

Ai po kryente disa punime në çatinë e banesës së vjetër të shtetasit  Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë, kur ka rënë nga lartësia.

Pas kësaj ngjarjeje, policia do të procedojë penalisht pronarin e banesës për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë