Politike

Puka, bashkia ku u votua për kandidatin e Berishës dhe partinë e Doshit

votime, votues, shenja, gisht,

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit shihet se ka rritje të konsiderueshme votash në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë, kryesisht në zonën e veriut.    

Në Pukë, aty ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshill Bashkiak, Partia Socialdemokrate është e para në listë me 1024 vota, e thënë ndryshe me 4 mandate.

PSD ka lënë pas PS-në me 2 mandate, por kaq ka marrë edhe Aleanca Arbnore Kombëtare.

Puka është bashkia ku ka punuar konsiderueshëm kandidati.

Garën për kryetarin e Bashkisë e fitoi kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj me 58.18% të votave, përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Gjon Gjonaj me 41.87% të votave.

Ndryshe nga fitorja e tij, koalicioni që e ka mbështetur atë ai i “Bashkë Fitojmë” ka fituar vetëm një mandat aq sa Partia Demokracia Sociale, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar dhe Fronti i Majtë

Ndërkohë, rritje të konsiderueshme votash për PSD ka edhe në bashkinë Shkodër.

Nga numërimi i deritashëm i 145 kutive nga 247 në total, PSD renditet e treta pas koalicionit ‘BF’ dhe PS me 12 mandate.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë