Futboll

Publiku kërkon Mesin, argjentinasi hyn në fushë dhe firmos me gol debutimin në MLS

Gazeta Si – Lionel Mesi debuton me gol në Major League Soccer (MLS), në një ndeshje që e nisi nga stoli. Ylli argjentinas realizoi golin e 2-të në fitoren 2-0 të Inter Majemit ndaj Nju Jork Red Bulls në transfertë. Skuadra e tij nuk fitonte në debutim prej 11 kampionatesh radhazi.

Mesi feston golin ne ndeshjen e pare ne MLS. Gazeta Si, 27 gusht 2023

Mesi u fut në fushë në minutën e 60-të, bashkë me ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Serxhio Buskets. Inter Majemi kishte shënuar më parë me Diego Gomez, pas një asisti të Zhordi Albës, një tjetër ish-lojtar i BarcelonëS. Në këtë ndeshje për klubin e Bekham debutuan 6 lojtarë të rinj.

Koret ‘Duam Mesin!’ filluan të dëgjoheshin pak minuta pasi nisi ndeshja në ‘Red Bull Arena’ të Herrison, shtëpia e Red Bulls. Publiku u kënaq në mesin e pjesës së dytë, kur Mesi u fut në fushë dhe më pas shënoi edhe golin e 2-të.

Më shumë se 20 mijë tifozë ishin në stadium, me bileta që u shitën deri në 1000 dollarë. Mesi zbarkoi në Majemi më 21 korrik dhe deri tani ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje, por ky ishte i pari në kampionat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë