Eventi vjetor i Muzeut Metropolitan të Artit të Nju Jorkut 2024 do të ketë temën “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”. Kjo temë është bërë e ditur në mënyrë që të famshmit që janë të ftuar të prezantohen në bzë të mësaj teme në Met Gala të këtij viti.
Eventi i madh i modës do të zhvillohet të hënën e parë të majit 2024, në datën 6.
Aktiviteti vjetor i bamirësisë për Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, i organizuar si çdo vit nga drejtoresha e Vogue, Anna Wintour këtë vit do të ketë temën “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”.
Sipas njoftimit për shtyp të organizatës: “Ekspozita e re do të fokusohet në përdorimin e kërkimit, diskutimit dhe teknologjisë për të riprodhuar ndjenjën e ekspozitave kryesore të muzeut. Qëllimi është t’u japim një jetë të re këtyre objekteve historike përmes rikrijimit”.
Met Gala Sets 2024 Theme of "Sleeping Beauties: Reawakening Fashion" https://t.co/q6vhtrRsua
— The Hollywood Reporter (@THR) November 8, 2023
Met Gala do të eksplorojë konceptet e rilindjes dhe rinovimit, duke përdorur natyrën si një metaforë për ekzistencën e modës së kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.