Tre persona të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh në Sarandë dhe Ksamil gjatë sezonit turistik, janë vënë në pranga. Policia sqaron se dy prej të arrestuarve janë me precedent të mëparshëm penal.
Janë 14 vjedhje të dokumentuara të ndodhura gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator. Ata vidhnin vlera monetare dhe sende personale, në banesa dhe hotele të pushuesve.
Pre e vjedhjeve kanë rënë turistë vendas dhe të huaj, në banesat që kishin marrë me qira apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin.
Në pranga kanë rënë shtetasit: Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”; Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.
Vjedhjet për të cilat akuzohen
Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.
Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.
Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.
Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.
Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.
Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.
Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.
Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak M. G.
Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.
Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.
Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.
Më 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.
Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.
Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




