Është publikuar video e momentit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës.
Në video e publikuar nga Top Channel, duket e gjithë dinamika e ngjarjes së datës 18 nëntor 2024.
Gjithçka ka ndodhur në më pak se 1 minutë ku fillimisht Cani, Mario Përlleshaj, Luis Meçja dhe adoleshentë të tjerë ecin në drejtim të një rrugice, ndërsa mbajnë në shpinë çanta shkolle dhe pas sherrit largohen të gjithë duke vrapuar.
Për disa sekonda dallohet Martin Cani i cili mban njërën dorë në zemër, aty ku mori edhe goditjen fatale që i shkaktoi edhe vdekjen.
Në video duket edhe Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit, i cili i ndjek me vrap por pas disa sekondash kthehet në vendin e ngjarjes e më pas largohet.
14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte gjatë sherrit me të dyshuarin Mario Përlleshaj.
Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, Luis Meçja. Në seancën e parë, Përlleshaj ka mohuar se ka vrarë Canin, duke thënë, nëpërmjet avokatit të tij, se nuk është ai vrasësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.