Nga Gazeta ‘Si’– Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan në datën 30 Nëntor.
Në video duket momenti teksa autori i afrohet me shpejtësi makinës së biznesmenit dhe më pas qëllon mbi të, duke i marrë jetën.
Lidhur me vrasjen është arrestuar Nevzat Spaho, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit.

29-vjeçari nga Prrenjasi rezulton person i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.
Gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar se ka dijeni për personin që kreu atentatin. Ai më tej shtoi se automjeti i përdorur gjatë ekzekutimit i është dorëzuar disa personave nga Lezha.
Për vrasjen e biznesmenit janë në kërkim edhe Marselo Arani dhe Armando Kola të cilët dyshohen si bashkëautorë në vrasje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



