Futboll

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kosova me pozicionin më të mirë në histori

Kombëtarja e Kosovës ka arritur pozicioni më të lartë në histori të saj në renditjen e re të publikuar sot (e enjte) nga FIFA.

Argjentina vazhdon të mbajë primatin si kombëtarja me pozitën më të mirë, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili që mbyll pesëshen kryesore.

Portugalia është ngjitur në pozicionin e gjashtë, Holanda në të shtatin, Belgjika ka rënë në vendin e tetë, Italia ka mbetur e nënta, teksa Gjermania ka hyrë në dhjetëshe.

Megjithatë, vëmendja është te Kombëtarja e Kosovës, e cila në listën më të re të FIFA-s ka marrë pozicionin më të mirë në histori. Kosova është ngjitur me dy vende dhe tashmë renditet në vendin e 99-të me 1219.82 pikë pas humbjes me Rumaninë dhe fitores me Lituaninë.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në vendin e 65 me 1375.57 pikë të tubuara pas humbjes me Ukrainën dhe barazimit me Çekinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë