Drejtësia

Publikohet lista me 7 kandidatët zyrtarë për anëtarë të KLP-së

Gazeta Si – Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar listën e kandidatëve zyrtarë për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas verifikimeve të kryera, janë përzgjedhur 7 kandidatë për vakancat në KLP.

Nga këto 7 kandidatura, do të zgjidhen vetëm 3. Konkretisht 2 prokurorë nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe 1 prokuror nga radhët e prokurorëve pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Lista e prokurorëve:

– Afërdita Ndoi – Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
– Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
– Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
– Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë
– Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë