Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që çoi në vrasjen e një 42-vjeçari në Greqi, krim për të cilin akuzohen dy shqiptarë. Ngjarja nisi në një lokal në Rafinë të Greqisë pak ditë më parë. Në pamjet e publikuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas.
Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.
Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej. Tashmë dy persona qëndrojnë pas hekurave, ndërkohë që bashkëpunëtorë të tyre janë shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




