Ne rrjet

Publikohen emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar në Maqedoni të Veriut

Nga Gazeta ‘Si’ - Emrat e kandidatëve për anëtarë të rinj të kabinetit qeveritar në Maqedoni të Veriut u kompletuan, kur një ditë më parë edhe partia që do të drejtojë koalicionin, VMRO-DPMNE, konfirmoi ekipin e saj.

Ministër i Mbrojtjes do të jetë nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski kurse nënkryetari tjetër i saj, Aleksandar Nikollovski do të jetë zv/kryeministër dhe Ministër për Transport.

Ministër i Brendshëm do të mbetet ministri i deritanishëm teknik, Pançe Toshkovski. Zv/kryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive do të jetë Ivan Stoilloviç nga partia serbe në koalicion, kreu i Aerodromit Timço Mucunski do të jetë ministër i Jashtëm dhe për Tregti të Jashtme.

Me Financat do të ministrojë Gordana Dimitrievska Koçovska kurse me dikasterin e Ministrisë për Energjetikë, Miniera dhe Lëndë të Para Minerale do të udhëheqë Sanja Bozhinovska.

Cvetan Tripunovski do të marrë drejtimin e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave kurse Vaesna Janevska Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ministër për Vetëqeverisje Lokale do të jetë Zllatko Perinski kurse për Kulturë dhe Turizëm dhe të jetë Zoran Lutkov. Kuadri tjetër i VMRO-DPMNE-së Stefan Andonovski do të menaxhojë Ministrinë për Tranformim Dixhital kurse Borko Ristovski do të jetë Ministër për Sport.

Partneri i koalicionit të Mickoskit Lupço Dimovski do të jetë zv/kryeministër për Sistem Politik kurse Shaban Saliu do të jetë ministër pa resor, i angazhuar për zbatimin e dekadës së romëve.

VMRO-DPMNE
1. Ministër i Mbrojtjes – Vlladi Misajllovski
2. Ministër për Transport (zv/kryeministër) – Aleksandar Nikollovski
3. Ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski
4. Ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive (zv/kryeministër) – Ivan Stoillkoviq
5. Ministër për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme – Timço Mucunski
6. Ministër i Financave – Gordana Dimitrieska Koçovska
7. Ministër i Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale – Sanja Bozhinovska
8. Ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave – Cvetan Tripunovski
9. Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Vesna Janevska
10. Ministër për Vetëqeverisje Lokale – Zllatko Perinski
11. Ministër për Kulturë dhe Turizëm – Zoran Lutkov
12. Ministër për Transformim Dixhital – Stefan Andonovski
13. Ministër për Sport – Borko Ristovski
14. Zv/kryeministër për Sistem politik – Lupço Dimovski
15. Ministër pa resor, për zbatimin e dekadës së romëve – Shaban Saliu

Koalicioni VLEN do të ketë gjashtë ministra në kabinet dhe emrat e tyre tashmë janë konfirmuar nga partitë. Izet Mexhiti do të jetë zv/kryeministër i parë dhe ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Arben Taravari do të rikthehet në postin e ministrit të Shëndetësisë, Orhan Murtezani do të jetë ministër për Çështje Evropiane, Fatmir Limani, ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj kurse Besat Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës. Arben Fetai do të jetë ministër pa resor, i angazhuar për qeverisje të mirë.

VLEN
1. Ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor (zv/kryeministër i parë) – Izet Mexhiti
2. Ministër i Shëndetësisë – Arben Taravari
3. Ministër për Çështje Evropiane – Orhan Murtezani
4. Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj – Fatmir Limani
5. Ministër i Ekonomisë dhe Punës – Besar Durmishi
6. Ministër pa resor, i angazhuar për qeverisje të mirë, Arben Fetai

Edhe partia e Maksim Dimitrievskit, ZNAM, ka konfirmuar kandidatët e saj. Ministër i ardhshëm i Drejtësisë do të jetë Igor Filkov kurse ministër për Administratë Publikë do të jetë Goran Minçev.

ZNAM
7. Ministër i Drejtësisë – Igor Filkov


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë