Pas nisjes së verifikimit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), ISSH-së dhe Drejtorisë së Tatimeve në lidhje me skandalin e publikimit pagave të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë.
Këtë të enjte, organi i akuzës në kryeqytet, ka dërguar një grup hetimor në tre institucione në fjalë për të verifikuar rrjedhjen e informacionit në lidhje me pagat e qindra mijëra shqiptarëve të punësuar në sektorin publik dhe të privat.
Prokurorët kanë marrë të gjithë informacionin për lëvizjet që janë bërë në sistemin e përdorur dhe gjurmët që janë lënë aty. Pra, të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistem dhe konkretisht të gjitha ‘log in-et’
Prokuroria Tiranë po kryen veprimet hetimore për veprat penale “Shpërdorim Detyre” dhe “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.
Skandali u publikua të mërkurën, 22 dhjetor në dia platforma sociale, duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale që gjenden të dokumentuara përmes një linku të thjeshtë.
Ndërkohë, teksa kryeministri Edi Rama ishte në konferencë për median lidhur me skandalin e rrjedhjes së pagave të muajit janar 2021, nëpër rrjetet sociale po qarkullon një tjetër databazë.
Këtë herë bëhet fjalë për pagat e punonjësve të muajit prill 2021. Në tabela është numri i kartës, pagat, vendi i punës dhe pozicioni. Në databazë janë dhe 60 mijë punonjës më shumë, konkretisht 694 mijë punonjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.