Futboll

PSV drejt rekordeve të reja, ekipi i vetëm në Europë që ka vetëm fitore në kampionat

Gazeta Si - Në Europë askush nuk ka hapin e PSV-së. Klubi nga Einhoven është i vetmi në kontinentin e vjetër që ka pikë të plota në kampionat: 11 fitore në 11 ndeshje. Fenerbahçe është dorëzuar së fundi, pas humbjes me Trabzonsporin në kampionatin turk.

Kanë mbetur tashmë vetëm djemtë e trajnerit Bosz, të cilët janë në kërkim të fitoreve të tjera jo vetëm që t’i afrohen titullit, por edhe për të shkruar rekorde të reja në kampionatin holandez.

Në shënjestër të PSV-së është tashmë seria e Ajaksit të van Galit, që në sezonin 1995/96 arriti 12 fitore radhazi nga fillimi i kampionatit. Rekordi absolut është 17 në fakt dhe i përket vetë PSV-së. Ishte sezoni 1987/88, kur Gus Hidink e çoi këtë skuadër në çatinë e Europës, duke fituar Kupën e Kampionëve.

PSV është favorit absolut në ndeshjen e radhës kundër Zvolles, vendi i 8-të në klasifikim. Në ‘Philips Stadion’ flitet për fitore me 3 gola e sipër të shënuar për çdo ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë