Futboll

PSG zgjedh Murinjon si trajner? Përgjigjet portugezi: Më pëlqen të qëndroj në Romë

Kampionët e Francës, PSG duket se kanë nisur nga puna për të përzgjedhur teknikun e ri të skuadrës, me largimin e Mauricio Poketinos që duket një çështje e vulosur. Në orët e fundit një lajm i bujshëm se Zhoze Murinjo mund të jetë trajneri i ri i skuadrës duket se ka fituar terren.

Sipas raportimeve nga  e përditshmja angleze, “Telegraph”, drejtuesit e parizienëve duket të kenë kontaktuar portugezin për ta bindur atë të bëhet trajneri i skuadrës duke i ofruar dorë të lirë në merkato për të zgjedhur futbollistët që do të transferohen në merkato,  si dhe një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Por për këtë lajm duket ka dashur të përgjigjet vetë portugezi, i cili është shprehur: “Unë mendoj më shumë për lumturinë e të tjerëve. Më pëlqen të qëndrojë në Romë. Nuk më pëlqen të humbas dhe këtu më ka rastisur të humbasë më shumë se në vendet e tjera. Gjithsesi e dua Romën, sepse ata më duan mua. Unë jam këtu sepse më pëlqen”.

Gjithashtu ai shtoi: “Unë ndihem i ri dhe duhet të merreni me mua dhe për disa vite. Nëse kam ndryshuar, atëherë e kam bërë për mirë. Kam mësuar nga gabimet, kam ndryshuar me eksperiencën time. Ndonjëherë, disa prej nesh, duan të shesin një imazh të një personi tjetër që nuk jemi, por unë nuk e kam fshehur kurrë se kush jam dhe se çfarë mendoj”, përfundoi 59-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë