Kontrata e Sergio Ramos përfundon në 30 qershor e Real Madrid është i gatshëm ta rinovojë vetëm për një vit plus një tjetër të lidhur me një seri pikash që mund të ndërpresin bashkëpunimin në rast dëmtimesh të një niveli të rëndë. Kapiteni, që është simbol i klubit ka bërë të ditur se, edhe pse ka ndërmend të tërhiqet me fanellën e blancos të veshur, pretendon se meriton të paktën 2 vjet normal kohëzgjatje kontrate.

Tek Real nuk duken shumë të bindur, duke parë moshën e lojtarit (34 vjeç) që nga 1 janari 2021, sidoqoftë, mund të zgjedhë destinacionin që dëshiron. Sipas asaj që bën të ditur “As”, Psg është gati për sulm me një ofertë super: kontratë tre vjeçare me 20 milionë neto në vit. Shifër që asnjë skuadër tjetër e interesuar për Sergio Ramos, nuk ka ndërmend ta barazojë. E edhe pse të gjithë tifozët e Real nuk mund ta imagjinojnë një skuadër të ardhshme pa të, drejtuesit kanë lëvizur prej kohësh për Alaba të Bayern Mynih, një tjetër mbrojtës i kërkuar nga klubet më të mëdha europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




