Futboll

PSG, në Manchester mund të jetë ndeshja e fundit e Tuchel. Allegri gati ta zëvendësojë

Nuk mund të thuhet që Thomas Tuchel di si të bëjë për vete ambientin e Psg. Në fillim polemika me Leonardon për merkaton pastaj, pas barazimit në shtëpi me Bordeaux, fjalët e rënda ndaj lojtarëve të tij që i përcaktoi “individualistë”. Tekniku gjerman duket si i ndarë në shtëpi e ndeshja e të mërkurës në Champions në Old Trafford kundër Manchester United, vendimtare për të ardhmen europiane të parisienëve, mund të jetë e fundit e tij në pankinën e Psg. Max Allegri, emri në krye të listës për ta zëvendësuar është gati të zbarkojë në Francë.

Në intervistat post-ndeshje Tuchel nuk ka përdorur diplomacinë: “Zakonisht unë e mbroj gjithnjë skuadrën time por sot nuk mund ta bëj. Pjesa e parë shkoi mirë, luajtëm thjesht por mungoi përqendrimi për të mbyllur ndeshjen, për ta vrarë. Mungoi vendosmëria. Në pjesën e dytë mungoi edhe efikasiteti, sforcimi, gjithçka. Ishte më keq se kundër Monaco. Duhet të flasim, është e qartë, përgjegjësia është e jona. Ishin 11 lojtarë individualistë. Nuk mund të luhet kështu. Në këtë lojë duhet të japësh gjithçka. Pa u sforcuar në 140% meriton të mos fitosh. Kisha idenë, pas Monaco, se një herë mjaftonte. Qenkam gabuar. Ndihem sikur këtë ndeshje e kemi humbur.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë