Fjalët e Neymar në lidhje me Messi (Ajo që dua më shumë është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të, i jap edhe rolin tim nëse do, për mua nuk është problem! Vitin e ardhshëm duhet të luajmë sërish bashkë, e sigurtë”) kanë rindezur papritur zërat e merkatos në aksin Barcelona-Paris. Nëse do të jetë kalimi i argjentinasit tek Paris Saint-Germain apo rikthimi i brazilianit në Spanjë, pak rëndësi ka, ndjesia është se diçka do të ndodhë në verën e ardhshme, duke patur parasysh se Leo do të jetë në skadencë kontrate. Edhe pse destinacioni më i mundshëm mbetet ai anglez, me Manchester City të Guardiolas gati ta përqafojë, miqësia me Neymar mund ta bëjë Messin të zgjedhë ndryshe. Por kjo është një lojë, nga e cila mundohet të mos përfshihet që tani Nasser Al-Khelaifi: “Leo tek PSG? Nuk mund të flas”.
Përgjigja e presidentit të klubit francez në programin radiofonik “Touche Pas à Mon Poste” mund të lexohet edhe në mënyrë tjetër, varet nga këndvështrimi: pre-taktikë? Dëshirë për të mos u ekspozuar? Mungesë interesi? Ndërkohë në Madrid vazhdojnë të theksojnë mundësinë që Mbappé niset në qershor (por gjithçka lidhet me qëndrimin e Zidane tek Real), e në një rast të tillë parisienët do të ishin të “detyruar” të zëvendësonin një yll me një tjetër.
Në Barcelonë duket gati se kanë hequr dorë nga kapiteni, që disa muaj më parë kishte kërkuar shitjen. “Në nivel financiar unë verën e kaluar do ta kisha shitur Messin, sepse kjo lëvizje do të ndihmonte arkat e klubit” ka thënë për RAC1 Carles Tusquets, presidenti provizor i blaugranave pas largimit të Bartomeut. Klubi duhet të ushtrojë një reduktim të madh pagash e lamtumira e Messi do ti ndihmonte shumë. Tusquets ishte shumë i qartë edhe për rikthimin e Neymar: “Nëse vjen falas mund të flasim, përndryshe nuk ka para për ta blerë”.
Kjo bëhet edhe më e lehtë nëse Mbappé duhet të përfundojë tek Real Madrid (diskutim që duhet parë me kujdes duke qenë se francezi dëshiron të luajë me Zidane, por për momentin tekniku është në dyshim) e PSG kërkon një yll për ta zëvendësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




