Futboll

PSG dhe Luis Enrike vendosin për Nejmar, braziliani do të shitet këtë verë

Gazeta Si – Jo vetëm Mbape, te PSG ka edhe një çështje Nejmar. Klubi francez ka marrë vendimin për ta shitur sulmuesin brazilian këtë verë, sipas asaj që bën me dije ‘RMC Sport’.

Vendimi është marrë për faktin që PSG të mbajë në skuadër Xavi Simons dhe të mos e hauzojë sërish atë. Në planet e PSG-së, sipas medias së përmendur më sipër, është edhe qëndrimi i Kilian Mbape, edhe pse raporti me këtë futbollist është në momentin më të keq.

Nejmar, braziliani i PSG-se. Gazeta Si, 18 korrik 2023

Tashmë është bindur edhe trajneri Luis Enrike, i cili dëshironte që të mbante Nejmarin në skuadër, por është i detyruar të ndjekë linjën e klubit. Për Nejmar ka pasur vazhdimisht interes nga Premier Liga, nga Mançester Junajtid kryesisht, kurse kohët e fundit ka dalë në skenë edhe Njkastëlli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë