Nga Gazeta Si – Për të krijuar kryevepra letrare dhe bestseller, shumë shkrimtarë të famshëm kanë pasur shpesh zakone të çuditshme. Një prej tyre ishte Viktor Hygo, shkrimtari i madh francez (1802-1885), autori kryesor i romantizmit, i famshëm mbi të gjitha për romanin “Të mjerët” (1826): Viktor Hygo shkruante pa rroba kur ishte afër afatit të dorëzimit.
Në raste të tilla, përveç zhveshjes, ai e urdhëronte shërbëtorin të mbyllte me celës të gjitha rrobat që kishte në shtëpi. Në kufi, në ditët më të ftohta, Viktor Hygo i lejonte vetes një batanije në të cilën të mbështillej nga koka te këmbët, duke jetuar ende si i burgosur.
Ishte gruaja e shkrimtarit, Adèle Foucher, ajo që e raportoi këtë zakon të veçantë, duke iu referuar veçanërisht fazave të hartimit të veprës Notre-Dame de Paris (1831).
Siç është e lehtë të hamendësohet, zgjedhja nudiste e Viktor Hygo-s lindi nga nevoja për të mos u shpërqendruar duke dalë nga shtëpia, edhe sepse si shumë artistë të tjerë, ai ishte një argëtues i madh dhe frekuentonte bordellot. Prandaj, ky tundim e detyroi të qëndronte i fokusuar në punë. Për më tepër, shqetësimi i shkaktuar nga vetja e shtyu Viktor Hygonë të përshpejtonte kohën e shkrimit.
Viktor Hygo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si “Babai i Romantizmit”, “Poet Kombëtar i Francës” si dhe “Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX”.
Krijimtaria letrare e Viktor Hygosë
“Bug-Zhargal” – botuar më 1820, romani i tij i parë; “Oda e poezi të ndryshme” – botuar më 1822; “Kromuel” – dramë, nuk u luajt asnjëherë, traktat dhe manifest për romantizmin. I hedh poshtë rregullat e klasicizmit dhe ndërton ato të romantizmit. Kërkon ndërrimin e përmbajtjes tematike, formës letrare, të futen ngjarje nga jeta e gjallë e aktuale, të shprishen rregullat e ngurta të dramës, etj.
“Ernoni” – dramë 1830 ku zhvillon betejën mes romantizmit dhe klasicizmit.
“Katedralja e Parisit”, roman 1831; “Mbreti dëfren”; “Vepra dhe fjalët” – libër që gjykon qëndrimin e qeverisë dhe i mbron kryengritësit; “Historia e një krimi”; “Napoleoni i vogël”; “Ndëshkimet”; “Soditjet”; Të mjerët”; “Njeriu që qesh”; “Viti 93” roman flet për ngjarjet e vitit 1793, pas revolucionit borgjez; “Legjenda e shekujve”; “Arti i të qenurit gjysh”, etj.
Marrë nga Focus.it, përshtati në shqip Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.