Shendet

Pse vaksinat Covid-19 për fëmijët më të vegjël do të vijnë në doza më të vogla

Vaksina Covid-19 e Pfizer/BioNTech për fëmijët, do të ketë përsëri nevojë për dy doza njësoj si vaksinat për të rriturit. Por cila është doza e duhur?
Një qëllim i provave të vaksinave për çdo moshë është gjetja e nivelit më të vogël të antitrupave, për të maksimizuar mbrojtjen pa efekte anësore.
“Ne mendojmë se kemi optimizuar reagimin imunitar dhe kemi minimizuar reagimet,” u tha zëvendës presidenti i lartë i Pfizer William Gruber.
Ekspertët thonë se edhe fëmijët e vegjël janë ende në zhvillim dhe sistemi imunitar i tyre dobësohet me kalimin e moshës. Për disa vaksina, dozat për të rriturit dhe fëmijët mund të jenë të njëjta, por në raste të tjera, si me vaksinën e hepatitit A, të rriturit marrin një dozë më të lartë se fëmijët.
Sipas të dhënave nga një provë e Pfizer në shtator, vaksina me dy doza, 10 mikrogramë gjeneroi një përgjigje “të fortë” të antitrupave tek fëmijët më të vegjël. Në një dokument të postuar javën e kaluar, Pfizer tha se vaksina e saj është e sigurt dhe 90.7% efektive kundër Covid-19 simptomatike tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Në doza më të larta të testuara në prova, shkencëtarët panë disa efekte anësore më të vogla, asgjë të rëndë. Me dozën 10-mikrogram, studiuesit panë më pak probleme sesa në grup moshën 16-25-vjeçare që u testua.
Doza më e ulët duhet të zvogëlojë gjithashtu rrezikun teorik të miokarditit, inflamacionit të muskulit të zemrës që është parë në një numër të vogël njerëzish pasi kanë marrë vaksinat Pfizer.

“Është e rëndësishme për mua që ne po japim një dozë më të ulët,” tha Paul Offit, një anëtar i komitetit të pavarur të vaksinave të FDA që drejton Qendrën e Edukimit të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.
A duhet që një 12-vjeçar të marrë një dozë më të madhe?
Disa prindër mund të pyesin nëse duhet të presin për të marrë vaksinën me dozë më të lartë, por Bernhard Ëiedermann, një specialist i sëmundjeve infektive që punon për Pfizer në Children’s National në Uashington, tha se prindërit nuk duhet të prisni që fëmija të mbushë 12 vjeç.
“Nëse do të kisha një anëtar të familjes në atë situatë, do t’i këshilloja vetëm të merrnin dozën që është e autorizuar për moshën e tyre. Unë mendoj se ne ende kemi rrezik të arsyeshëm që do të shohim që rastet të fillojnë të rriten përsëri në muajt e ardhshëm,” tha Wiedermann.
Hulumtimet e mëparshme treguan se kjo grup mosha 12-15 vjeç kishte një përgjigje më të lartë të antitrupave me dozën 30 mikrogram.
Drejtoresha e Qendrave Shëndetësore Për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky tha se pas studimeve dhe rekomandimeve do të vendosë nëse do të pranojë apo modifikojë rekomandimin për vaksinimin e fëmijëve të vegjël me sasinë e duhur të dozës.
Burimi: CNN/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë