Analize

Pse Trump e ‘kurseu’ Rusinë dhe disa shtete të tjera nga tarifat?

Nëse Trump është ende duke negociuar me Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë, atij do t’i duhej një Rusi mbështetëse

Nga Gazeta ‘Si’- Në raundin e fundit të tarifave që tronditën tregtinë globale, Donald Trump ‘kurseu’ Rusinë, Kanadanë, Korenë e Veriut, Kanadanë dhe Bjellorusinë.

Përjashtimi bëri që shumë shtete të tjera të ngrysnin vetullat, veçanërisht pasi partnerët kryesorë tregtarë si India (27%), Bashkimi Europian (20%) dhe Vietnami (46%) janë ngarkuar me detyrime të rënda. Pra, pse u kursyen këto vende?

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent tha se Rusia nuk ishte përfshirë në listën tarifore sepse SHBA nuk bën tregti me Rusinë pasi është nën sanksione që e bëjnë tregtinë me SHBA-në minimale.

Ndërsa Kanadaja dhe Meksika nuk u përfshinë në njoftimin e tarifave të Trump më 2 prill, kjo nuk do të thotë se ata i kanë shpëtuar fare dënimeve tregtare.

Shtetet e Bashkuara kishin vendosur tashmë një tarifë 25% për importet nga të dy vendet në fillim të këtij viti, me një normë më të ulët prej 10% për energjinë dhe potasin kanadez.

Për më tepër, mallrat që hyjnë në SHBA sipas Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) mbeten të përjashtuara nga këto detyrime të reja. Megjithatë, pjesët e makinave dhe produktet e tjera do të përballen me tarifa të reja duke filluar nga e enjtja.

“Ne do t’i luftojmë këto tarifa me kundërmasa. Ne do të mbrojmë punëtorët tanë,” tha kryeministri kanadez Mark Carney për Bloomberg.

“Këto vende tashmë përballen me tarifa jashtëzakonisht të larta dhe sanksionet tona të vendosura më parë përjashtojnë çdo tregti domethënëse me ta,” tha zyrtari.

Saurav Ghosh, bashkëthemelues i Jiraaf- një platformë investimi për bono, vuri në dukje një arsye tjetër të mundshme për përjashtimin e Rusisë: negociatat e vazhdueshme midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Duke pasur parasysh sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë, tregtia midis SHBA-së dhe Rusisë tashmë kishte rënë”, tha Ghosh. “Për më tepër, nëse Presidenti Trump është ende duke negociuar me Presidentin Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë, atij do t’i duhej një Rusi mbështetëse”.

Mbetet gjithashtu e paqartë nëse Trump do të modifikojë qëndrimin e tij ndaj vendeve që blejnë naftë dhe gaz rus.

Strategjia e re tarifore e Trump duket se synon vendet me suficit të lartë tregtar me SHBA-në. Kina, e cila regjistroi një suficit prej 295 miliardë dollarësh me SHBA-në në vitin 2024, është goditur me një tarifë prej 34%.

“Vendet aziatike kanë një deficit më të lartë tregtar me SHBA-në së bashku me BE-në, kështu që është e natyrshme që ato të jenë më të larta në listë”, shpjegoi Ghosh. “Më tej, Presidenti Trump tha se barrierat jo-tarifore, duke përfshirë TVSH-në e brendshme dhe normat e padrejta të monedhës, kanë luajtur një rol në përcaktimin e tarifave reciproke. Duket se nxitja e bilancit tregtar ka qenë kriteri kryesor dhe jo çdo llogaritje tjetër bazë.”

Një nga surprizat më të mëdha në listën tarifore të Trump, sipas Ghosh, ishte qëndrimi agresiv kundër Japonisë (24%) dhe Vietnamit (46%).

“Elementi më befasues është tarifa e fortë ndaj Japonisë dhe Vietnamit,” tha ai.

Me tarifat e Trump që tashmë kanë tronditur tregtinë globale, më shumë vende mund të hakmerren. Kanadaja dhe Meksika po peshojnë përgjigjet e tyre, ndërsa vendet aziatike dhe evropiane po përgatiten për ndikim.

Tani për tani, Rusia dhe Koreja e Veriut janë jashtë ‘trojeve’ të Trump- por kjo mund të ndryshojë në varësi të mënyrës se si do të zhvillohen lidhjet diplomatike në muajt e ardhshëm.

Burimi: Reuters/ Huff Post; Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë