Nga Gazeta 'Si'-Aftësia për të kryer disa punë njëkohësisht shpesh konsiderohet si një gjë e mirë, por kjo shkakton stres dhe mund të ndryshojë strukturën e trurit tonë. Për ju që po shihni televizor ndërkohë që po lexoni këtë artikull, ju sugjerojmë ta mbyllni!
“Multitasking” cilësohet si një aftësi jetësore, madje reklamohet në CV si një nga kushtet e punës, por s’është aq e shëndetshme.
Po, mund të kryeni detyra bashkë; mund të arrini t'i bëni edhe shumë shpejt, por sapo fillojnë të mbivendosen, gjërat të shkojnë keq.
Pse ndiejmë nevojën për të bërë disa gjëra njëkohësisht?
Në kulturën tonë të "më shumë, më mirë", kemi krijuar përshtypjen se të qenit i aftë për të bërë një sasi të madhe gjërash është diçka që duhet adhuruar. Kjo ndikon negativisht në produktivitetin tonë.
Nuk jemi aq të përqendruar dhe informacioni vjen më ngadalë, kështu që ka më shumë gjasa të bëjmë gabime. Kjo mund të nënkuptojë që nuk do e kuptojmë saktë ose do humbim informacionin e rëndësishëm që na vjen.
Njerëzit që bëjnë disa gjëra njëkohësisht shpërqendrohen lehtë. Një studim nga “American Psychological Association” zbuloi se kjo mund të ngadalësojë produktivitetin deri në 40%. Edhe pse mund të shkruajmë “i aftë në bërjen e shumë detyrave” në CV, ajo mund të dëmtojë shanset për sukses në punë.
Shumica prej nesh janë të ndërtuar për të bërë një gjë në një kohë. Pra, kur detyrojmë veten të marrim më shumë, ka pasoja negative. Lodhja nga bërja e disa gjërave njëkohësisht na bën më të stresuar dhe të shqetësuar. Ajo mund të ndikojë në kujtesën tonë. Kur truri ynë kalon vazhdimisht fokusin, ne përpunojmë të dhënat në një nivel sipërfaqësor dhe kështu aftësia për të mbajtur mend detajet dhe faktet pakësohet. Si rezultat, kujtesa dëmtohet.
Çfarë ndodh në trurin tuaj:
1. Niveli i kortizolit (hormoni i stresit) rritet.
Kur rriten detyrat, ndiejmë mbingarkesë dhe ndodh ankthi dhe lodhja mendore.
2. Struktura e trurit mund të ndryshojë.
3. Vëmendja zvogëlohet
Gjatë kohës që ne merremi me shumë gjëra, ndodhin kalime të vëmendjes mes detyrave të ndryshme. Kjo ndikon në vëmendjen tonë dhe e bën më të vështirë për trurin të përqendrohet përsëri në një detyrë tjetër pas ndërrimit të përqendrimit. Si rrjedhojë, bëhemi më të shpërqendruar dhe vëmendja jonë dobësohet.
4. Produktiviteti zvogëlohet
Përqendrimi ynë shpërndahet dhe kjo ndikon në nivelet e produktivitetit dhe shanset për të arritur qëllimin përfundimtar.
5. Cilësia e punës përkeqësohet
Kur truri përpiqet të përpunojë informacionin e ndryshëm, është më e vështirë të përqendrohemi në diçka specifike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.