Kur bëhet fjalë për streçet, ose i doni ose i urreni. Edhe pse ato janë një artikull ‘bazik’, po kalojnë një moment të mirë në modë. Në fakt, streçet më të mira nuk janë ato që i vishni në joga apo në ‘ditët e dembelëve’, por ato që mund të lartësojnë vërtet stilin. Nuk është e çuditshme që markat minimaliste të nivelit të lartë (qoftë The Row ose Wardrobe NYC) po ofrojnë versionet e tyre. Kjo është edhe më shumë arsyeja që veshja elastike ka fituar një vend të respektuar si element kryesor i garderobës. Plus, kategoria është bërë madje e pranueshme për pothuajse çdo rast ku mund të kujtojmë Kim Kardashian në Met Gala.
Vlen gjithashtu të theksohet se Vogue Runway i quajti “streçet luksoze” një nga tendencat kryesore të koleksioneve të vitit 2022 dhe kjo pason stile të tjera spandex-y (streçe me fibra) që u shfaqën gjatë pandemisë, duke përfshirë dhe truporet në vjeshtën e vitit 2021 të Prada-s dhe ndërsa ato erdhën me ngjyra të ndezura dhe printime grafike, ndjesia e lehtësisë që ato japin është e njëjtë me homologët e tyre ‘më të heshtur’. Pra, nuk janë më aq bazike sa mendohej.
Diçka e mirë nga këto streçe është se mund të kombinohen me çdo gjë dhe stilimi i tyre mund të jetë po aq i thjeshtë sa t’i kombinoni ato me një këmishë të madhe për meshkuj me kopsa, jelek, triko dhe çdo gjë tjetër. E mira është se ato kanë evoluuar dhe tashmë mund të vishen edhe me taka apo çizme për të shkuar në një festë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.