Eksportet e energjisë elektrike nga Greqia tek fqinjët e saj në veri u rritën gjatë muajit korrik dhe trendi pritet të vazhdojë njësoj edhe gjatë gushtit. Është situatë e pazakontë për Greqinë të bëhet eksportues energjie, kur ka qenë gjithmonë importues i saj. Tani ajo po ndihmon fqinjët e saj në Ballkan që po përballen me reduktime të energjisë.
Paralelisht me rritjen e menjëhershme të çmimeve të gazit dhe të elektricitetit në Europë, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballet me probleme në prodhim dhe furnizim. Në rajone si Serbia, Kosova dhe Maqedoni e Veriut, nuk ka më sasi qymyri dhe problemet teknike po ashtu, kanë sjellë reduktim të prodhimit dhe rritje të importit të energjisë që duhet.
Sipas rregullave të tregut interkonjektiv është se rryma elektrike merret nga vendet më kosto më të ulët. Tani tregtuesit e energjisë mund të përfitojnë nga Greqia dhe ta shesin në vende të tjera, me çmim më të lartë.
Sipas të dhënave të fundit të Operatorit të Pavarur të Transmetimit të Energjisë (OPTO) për muajin korrik, vendi ka rritur në mënyrë drastike eksportet dhe është bërë eksportues neto për muajin e dytë të këtij viti.
Greqia eksportoi mbi 500 GWh në korrik, me 351 GWh në Itali, 253 GWh në Shqipëri dhe 184 GWh në Maqedoninë Veriore. Eksportet u rritën me 976% krahasuar me muajin korrespondues të vitit të kaluar, duke qenë se më parë ishin shumë të ulëta.
Për më tepër, projeksionet për muajin gusht kanë një ndryshim thelbësor në krahasim me korrikun: Ndërlidhja nënujore midis Greqisë dhe Italisë ka pushuar së funksionuari që prej 19 gushtit dhe është planifikuar të qëndrojë e fikur deri më 3 shtator për shkak të problemeve teknike.
Rezultati është se eksportet greke drejt Italisë dhe anasjelltas janë reduktuar në zero gjatë kësaj kohe. Duke qenë se Italia është e prekur drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike në Francë, Greqia arrin të mbajë çmimin e energjisë më të ulët se Italia këto ditë.
Ndryshimi në çmimet e tregut çon në më shumë eksporte
Italia ka një lidhje me Greqinë dhe një tjetër me Shqipërinë. Meqenëse vetëm i dyti është i ndezur tani, Greqia është pjesërisht e mbrojtur nga rritja e çmimeve në Itali. Në të kundërt, Ballkani Perëndimor është më i ekspozuar ndaj çmimeve të larta italiane. Prandaj, ka kuptim financiar që ata të importojnë energji elektrike greke.
Në datat 26 dhe 27 gusht, Italia dhe Greqia kishin një diferencë prej 300 eurosh/MWh në çmimet e energjisë.
Fakti që Greqia ka elektricitet më të lirë se Italia do të thotë që mund të rrisë sasinë e eksportuar në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, për sa kohë që interkonjeksioni lejon.
Të premten, Greqia eksportoi 130 MWh në Shqipëri, 129 MWh në Maqedoninë e Veriut dhe 20 MWh në Bullgari për 279 MWh. Të hënën, 159 MWh u eksportuan në Shqipëri dhe 129 MWh në Maqedoninë e Veriut për 288 MWh. Tendenca në rritje pritet të materializohet muajin e ardhshëm kur IPTO të publikojë të dhënat e muajit gusht.
Ky është një zhvillim pozitiv për rajonin, përpara një dimri shumë të ashpër sa i përket situatës energjetike./Balkanenergynews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




