Ekonomi

Pse Rezerva Federale ka frikë nga një dollar i dobët siç do Trump

Mungojnë pak orë dhe do të njohim verdiktin e Rezerva Federale (Fed) që këtë mbrëmje mund të shkurtojë koston e parasë me 25 pikë, duke e shpënë në 2%.

Teksa pritet, duhet thënë që dollari vazhdon të jetë i mbështetur.

Që në fillim të vitit – si fakt merret Grafinomix i ditës – është rritur në shkallë botërore me 4,7% duke iu afruar kulmit të 2016-ës. Këtë e thotë indeksi i dollarit, një indeks që reflekton mbarëvajtjen e kartmonedhës së gjelbër kundër një shporte të ponderuar që përmban monedhat kryesore ndërkombëtare.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump prej kohësh do një dollar më të dobët me qëllim për të bërë më konkurruese mallrat amerikane dhe më pak të rëndë pasivin e peshores së tregtisë të vendit. Për Trump, dollari i dobët do të ishte një armë e rëndësishme në luftën tregtare që ka nisur kundër Kinës në prill 2018.

Por tweet-et e tij mbi argumentin - që tashmë nuk mund të numërohen më me gishtat e njërës dorë – nuk kanë marrë efektin e shpresuar prej tij. Trump do të donte që Rezerva Federale të shkonte përtej, duke i bërë normat bazë të interesit “0” e të riniste të blinte tituj (ashtu siç do të bëjë nga 1 nëntori Banka Qendrore Europiane).

Guvernatori i Rezervës Federale, Jerome Powell, po i reziston presioneve, duke i qëndruar parimit të pavarësisë midis politikës dhe bankës qendrore.

I njëjti në korrik ka shkurtuar koston e parasë me di 25 pikë (duke ndërprerë një seri prej nëntë ngritjesh prej dhjetorit 2015) e sot mund të deklarojë – këtë presin investitorët – një tjetër shkurtim.

Më kritikët mbështesin qëasjen se të shkurtosh normat bazë të interesit kur inflacioni bazë është në 2,4% është pak e zgjuar. Por tashmë politika monetare e një vendi duhet të marrë parasysh kontekstin global. Dhe normat amerikane (në 2,25%) janë shumë më të larta se ato të Europës (0) e Japonisë (0,1%). Motiv për të cilin dollari ka pak hapësirë për tu zhvlerësuar për momentin.

“Frustrimi i Trump për inercnë e Fed është degjeneruar në publimin e tij në tweeter në fund të gushtit në të cilin pyeste veten në mënyrë provocative se kush ishte armiku më i madh: Poëell apo presidenti kinez Xi –nënvizon Francis A Scotland. Drejtori i Brandyëine global për kërkime makro.

Lidhja mes politikës monetare amerikane dhe lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve është një aspekt për të mos u nënvlerësuar”.

Lufta tregtare me Kinën, në fakt ka provokuar një recession global në sektorin tregtar dhe në industrinë e prodhimit, dhe në këtë luftë mes SHBA-ve dhe Kinës do të jetë i favorizuar luftuesi me kapacitetin më të madh të rezistencës. Si fillim pozicioni amerikan u forcua prej shkurtimeve fiskale, por nisma pozitive që gjeneroi në këtë mënyrë u tret. Ndërkohë, recesioni në industrinë prodhuese globale , preku edhe atë amerikane, dhe shpenzimet kapitale janë kontraktuese. Sipas disa vlerësimeve, tarifat doganore të përgjithshme prej 30% për importet kineze do të ishin të ngjashme me një rritje prej 2 dollarë për fuçi në çmimin e benzinës. Presidenti amerikan e di, dhe është i frustruar nga ngurimi i Fed për të shkurtuar normat dhe të kompensojë risqet për kompanitë për të cilat është raportuar rendiment i ulët.

Në këtë gjendje pasigurie “autoritetet kineze duket se janë të vendosura të mos duan t’i përkulen kërkesave të tregtisë amerikane, dhe Trump nuk mund të rrisë tarifat më shumë pa pësuar recesion. Fed nuk është në lojë. Nuk është e mundur të parashikohet një stimul i ri fiskal në një afat të shkurtër. Mbetet vetëm një: dollari .”

“Historikisht SHBA-të nuk kanë kërkuar kurrë në mënyrë aktive të zhvlerësojnë dollarin si instrument për të arritur interesa të caktuara ekonomike - shpjegon Scotland .

Në të kundërt, qëndrueshmëria dhe forca e monedhës ka qenë pozicioni zyrtar për dekada. Ideja është që Trumpit i duhet një ekonomi e fortë për tu përballur me Kinën në një luftë të zgjatur tregtare. Momenti i rritjes që vjen nga ulja e taksave po venitet dhe prodhimi tani është i përfshirë në atë mini-recesion që ka goditur tregtinë dhe prodhimin global. Trump dëshiron që Fed të mbështesë ekonominë duke ulur normat dhe duke zhvlerësuar dollarin. Fed nga ana e tij po përpiqet të mbetet apolitik. Është e vështirë të mos mendosh që Trump është tunduar nga perspektiva e uljes së vlerës së dollarit për të mbështetur ekonominë amerikane në këtë konflikt tregtar. Por pasojat afatgjata mund të jenë shumë negative … dhe për këtë arsye, sekretari i Thesarit Mnuchin siç duket e hodhi poshtë këtë mundësi së fundmi duke riafirmuar linjën e dollarit të fortë .”

“Politikëbërësit - përfundon Scotland - tani janë në një udhëkryq ku diçka duhet të ndodhë. Në këtë pikë, ngjarja që askush nuk e imagjinon është një marrëveshje tregtare. Kinezët duket se qëndrojnë të vendosur në pozicionin e tyre dhe po përgatiten të përballen me periudha të vështira. Trump kohët e fundit ka thënë se dobësia ekonomike e lidhur me detyrimet është një çmim që ia vlen të paguash për të arritur një situatë më të drejtë tregtare. Të dy fuqitë do të dëshironin që kundërshtari të dorëzohej në idenë se nuk do të ketë dështime nga ana tjetër. Surpriza më e madhe në këtë pikë do të ishte njoftimi për ndonjë marrëveshje. Nëse kjo do të ndodhte, do të largonte nga administrata presionin e detyrimit të përdorimit të opsionit "bërthamor", zhvlerësimit të dollarit .”

Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë