Gazeta Si – Makina e re VCARB01 integron zgjidhje teknike të gjitha të marra nga ‘motra e madhe’, që po dominon Formulën 1. Shkëmbimi teknik shqetëson dhe nuk pëlqehet aspak nga skuadrat e tjera të Botërorit.
Përkufizimi i ‘Racing Bulls RB VCARB 01’ një klon i ‘Red Bull RB19’ është plotësisht i pranueshëm. Sepse kjo makinë (ish-Alpha Tauri), jo vetëm që përfaqëson të gjitha karakteristikat e makinës kampione bote 2023, por edhe konceptet. Gjithashtu, ka elementë që janë parë edhe në makinat e tjera.
Pa asnjë dyshim VCARB01 niset nga koncepti RB19 në të dyja pjesët e makinës, të parme dhe të pasme.
Pjesët anësore të Racing Bulls 2024 godasin më së shumti me reduktimin ekstrem të volumit të tyre, si dhe për hapjet e vogla për ftohjen e ‘Power Unit’. Profili superior i pjesëve anësore është si ai i RB19, por integron edhe kanalin karakteristik të Aston Martin dhe Alpine. Detajet e kësaj makine janë shumë të rafinuara, kanë kurimin e një ‘top team’ dhe jo të një ‘junior team’.
Ambicjet e grupit Red Bull për të pasur një nivel komeptitiv edhe te makinat e kësaj skuadre janë të qarta. Në thelb, është normale të mendosh se dy makinat mund të kenë baza konceptuale të integruara në mënyrë perfekte mes tyre, duke favorizuar një zhvillim koherent te të dyja veturat.
Një strategji që vështirë të pranohet nga skuadrat rivale, sepse ato e shoshin Racing Bulls të rinovuar në rolin e një partneri të Red Bull-it në pistë. Skuadra nga Milton Keynes tashmë është dominuese dhe me një partner në pistë do të ishte vërtet e rrezikshme për të tjerët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.