Politike

Pse po vonon Vlora të shkojë në votime?!

Nga Gazeta ‘Si’- Këto zgjedhje kanë një atmosferë pararendëse të ngjashme me të mëparshmet, paçka se konteksi politik, qëllimet, dhe lojtarët janë të ndryshëm.

Por përgjithësisht për procesin e votimit, sa pa dominuar problemet, e rëndësishme mbetet pjesëmarrja si treguesi më i rëndësishëm.

Me Vlorën nuk kanë pse çuditen se është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në këto momente.

Të dhënat historike këtë tregojnë. Vlora del vonë në votime.

KQZ tregon se tre zgjedhjet e fundit, 2021, 2023 dhe tani për qindja nuk ndryshon shumë është aty -aty, në rendin, hapësirën mes 25-29 për qind..

Megjithëse mbetet vetëm një shifër e pamjaftueshme për të thelluar analizën se çpo ndodh me votuesit e Vlorës, duke lidhur rezultatin dhe efektin që ka pjesëmarrja për Vlorën, mund të thuhet se ajo e mundon shumë fituesin.

Nga ana tjetër në qarkun e Vlorës korrelacioni mes pjesmarrjes në votime dhe rezulatit gjithnjë ka qenë i qëndrueshëm.

Nëse rritet pjesëmarrja ajo favorizon Partinë Socialiste, e kundërta është e vlefshme për PD. Megjithatë edhe këtu është faktori frymë.

Sa frymë fituesi ka përcjellë PD që t’i çojë maksimalisht votuesit e saj në kutitë e votimit dhe problemi për PS-në, as mos vallë garancia e fitores i bën ata pasivë.

Numërimi do të tregojë që do të qëndrojë ky konkluzion historik apo do të ndryshojë. Por një gjë është e sigurt: Vlorën duhet ta presësh deri vonë!!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë