Shendet

Pse po lindin më shumë binjakë ndonëse numri i lindjeve në botë po bie

Globalisht, gratë po bëjnë më pak fëmijë. Por edhe pse normat e lindjes po ulen, numri i binjakëve apo trinjakëve është më i lartë se ndonjëherë.

Kjo është hera e parë që kjo po ndodh në histori dhe studimet parashikojnë që trendi të vazhdojë. Më herët, lindjet e binjakëve ishin tepër të ulëta.

Ka shumë arsye pse kjo po ndodh dhe shtatzënitë e vona bashkë me trajtimet e fertilitetit janë thelbësoret.

1 në 60 shtatzëni rezulton binjakë, trinjakë apo edhe gjashtënjakë. Binjakët lindir kur dy vezë fertilizohen në të njëjtën kohë, ose kur një vezë ndahet në dy. Mund të ndodhë edhe nga hiper-ovulimi, kur gjatë ciklit lëshohet më shumë se një vezë. Ky fenomen ndodh më shpesh tek gratë më të mëdha, që janë në fazën paramenopauzë.

Të dhënat nga Anglia tregojnë se 2023-shin, 1 në 2.000 gra poshtë 20 vjecëve patën një lindje të dyfishtë ose më shumë, por për gratë në grupmoshën 35-57 ishte 1 në 57 lindje.

Në periudhën 1940-1960, lindjet me më shumë se një foshnjë ishin 12-13 pëe 1.000, sepse atëherë gratë bëheshin mama rreth moshës 26-vjec.

Në periudhën 1990-2000 lindja e më shumë se një bebeje u bë më e zakonshme, sepse gratë po bëheshin mama më vonë dhe shumë prej tyre zgjodhën trajtime fertiliteti. Atëherë ishte e zakonshme që të futej më shumë se një embrion në vezë, për të rritur shanset e shtatzënisë dhe kjo rriti edhe rastet me binjakë apo më tepër. Rastet e lindjeve të shumëfishta shkuan në 28%.

Pas 2010-s, norma e lindjeve të tillë ishte rreth 15 për 1.000.

Të kesh binjakë, trinjakë ose më shumë është padyshim një gëzim për shumë familje – por mund të vijë me vështirësi shtesë. Në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e lindjeve të vdekura është pothuajse dyfish tek binjakët krahasuar me shtatzënitë teke– dhe shkalla e vdekjes neonatale tek binjakët është më shumë se tre herë më e lartë. Lindja e parakohshme ndodh në rreth 60% të binjakëve dhe pothuajse të gjitha trenjakëve ose më shumë. Këta foshnje shpesh kanë nevojë për kujdes neonatal – duke çuar në rritjen e ankthit për prindërit.

Përtej lindjes, ne e dimë se vitet e hershme janë shumë sfiduese – me mbështetje shtesë që zakonisht kërkohet për kujdesin praktik si ushqimi dhe gjumi, krahas presioneve financiare dhe emocionale. Kostoja financiare për familjet me 2 a më shumë fëmijë është të paktën 20 mijë paund më shumë./TheConversation


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë