Shendet

Pse nuk të duhet një detoks për të ‘pastruar’ trupin

Nga Gazeta ‘Si’- Rreth vitit 2010, ideja se trupat tanë janë plot me toksina dhe se duhet të marrim masa radikale për t’i hequr ato, u përhap ndjeshëm.

Me rritjen e kulturës së mirëqenies, njerëzit përqafuan shumë idenë e “kontrollit” mbi trupat e tyre nga kimikatet që na ekspozojnë deri tek sa gjatë jetojmë thotë Janice Dada, dietologe.

Çfarë do të thotë detoksifikim?

Që të jemi të qartë, koncepti bazë i “detoksifikimit” s’është fare i ri. Disa sisteme tradicionale mjekësore përfshijnë praktika pastrimi në forma të ndryshme, për shembull, ceremoni të djersitjes në kulturat e Amerikës së Veriut. Por, detoksifikimi modern ka marrë një nuancë krejt komerciale që e veçon nga variantet e vjetra.

Çfarë përfshin zakonisht një detoks?

Detokset përfshijnë shumë gjëra: nga dietat eleminuese dhe pastrimet me lëngje, tek shishet me suplemente. Disa prej këtyre artikujve përfshijnë laksativë ose diuretikë.

Qëllimi i tyre është të “pastronin” lloje të ndryshme substancash si alergjenë, patogjenë, kimikate, metale të rënda, përbërës ushqimorë si kafeina ose alkooli, dhe edhe produkte metabolike si dioksid karboni, urea ose jashtëqitjet. Me largimin e këtyre, mendohet se shëndeti fizik dhe emocional mund të përmirësohet në aspekte të tilla si gjumi, tretja, përqendrimi, energjia dhe humori.

A funksionojnë realisht detokset?

Kur bëhet fjalë për jetën moderne dhe ekspozimin ndaj substancave potencialisht të dëmshme, shpjegon një dietolog, teoria e detoksifikimit bazohet në keqkuptime themelore të biologjisë njerëzore. Trupi ynë është i pajisur natyrshëm me mënyra për të metabolizuar toksinat dhe për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi — dhe ky proces ndodh vazhdimisht si pjesë normale e metabolizmit.

Për shembull: Zorrët largojnë mbetjet nga trupi, mushkëritë mbajnë pH-në normale të gjakut teksa nxjerrin dioksid karboni, Mëlçia e cila përpunon alkoolin, medikamentet dhe mbetjet metabolike vepron si një lloj “qendre menaxhimi e mbeturinave” për trupin.

Pra, për dikë që është përgjithësisht i shëndetshëm, nuk ka asnjë nevojë të ndërhyhet. Detokset komerciale me lëngje apo suplemente thjesht nuk janë të nevojshme dhe nuk kanë efekt të rëndësishëm në shëndetin tuaj.

A ka rreziqe nga detokset?

Po. Përveç se nuk japin përfitime solide, disa produkte mund të jenë të dëmshme. Autoritetet si FDA dhe FTC kanë ndërmarrë masa ndaj kompanive që shesin produkte të tilla për shkak të pretendimeve të rreme ose të paqarta.

Dieta me lëngje ose dieta eleminuese mund të sjellë energji të ulët, marramendje dhe humbje të shpejtë të peshës sepse është një dietë me pak kalori dhe pa balancë ushqyesish. Disa lëngje pa fibra mund të trazojnë nivelin e sheqerit në gjak. Suplementet shpesh nuk kontrollohen para se të shiten, kështu që përbërësit, siguria dhe efektet mund të jenë të paqarta.

Çfarë duhet të bësh në vend të një detoksi?

Në vend të kërkimit të “zgjidhjeve magjike”, ekspertët këshillojnë të fokusohesh në ndryshime reale dhe të qëndrueshme të stilit të jetesës:

Hani më shumë ushqime me ngjyra, frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë që mbështesin funksionin natyral të mëlçisë.

Rritni marrjen e fibrave kjo ndihmon tretjen dhe largimin e mbetjeve.  Pini ujë mjaftueshëm, hidratimi ndihmon veshkat të filtrojnë mbetjet.

Ushtrime, menaxhim stresi dhe gjumë i mirë, të gjitha kontribuojnë në funksionin e mirë të trupit.

Burime: Self.com/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë