Politike

Pse nuk shkoi në SPAK? Berisha: S’jam thirrur, mashtruesë ordinerë!

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, sqaroi në konferencën për mediat se pse nuk u paraqit sot në SPAK për çështjen e “21 Janarit”.

Berisha tha se ai nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK, teksa tha se nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur ai do të shkonte në SPAK.

Sipas tij, nga data 3 që pretendohet nga mediat se i ka shkuar fletëthirrja, gjerë më datë 14 ai dokument mund të shkonte pesë herë në zyrën, shtëpinë e tij apo në Parlament.

“Do t’u sugjeroja të mos e lejoni veten kurrë të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm, të inkriminuar, mashtrues të cilët e kanë shndërruar në atë institucion në një seksion të PS.

E kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrje të GJ, P, të kujt do qofrë. Nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe nuk mund të ketë kurrë.

E kam deklaruar se unë i përgjigjem çdo thirrjeje, nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe nuk mund të ketë kurrë. Atij që i dorëzon fletëthirrjen, i merret firma. Unë kudo, kam njerëz të përgjegjshëm, që kurrë nuk mund të ndodhë që të firmosin për një dokument që adresohet te unë dhe të mos ma japin. Por kjo i intereson Altin Troplinit”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, e gjitha është një propagandë.

Ai tha se personalisht ka qenë tejet i interesuar për hetimin e tragjedisë dhe shtoi se sipas tij kjo çështje po përdoret për të sfumuar skandalet e qeverisë.

“Duhej të zbardhej në interesin më të mirë të shtetit shqiptar”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë