Biznes

Pse nuk e njohim shumë LinkedIn?

Në një kohë që Facebook dhe Twitter po përballen me ankesa të shumta nga përdoruesit dhe hetime të vazhdueshme nga qeveritë, faqja ku njerëzit kërkojnë punë mbetet një zonë pa polemika. Që prej kohës së zhvillimit të aplikacioneve të tjera Linkedin e ka humbur disi ‘lavdinë” e tij, por ende mbetet një aplikacion i cili ka mijëra përdorues që i besojnë. Por a mund të jetë ky rrjet social një zyrë punësimi?
Ky aplikacion u krijua në vitin 2003 si një alternativë e të dhënave për një listë vende punësh dhe u mendua të ishte një sektor profesional por si rrjet social. Ashti si aplikacionet e tjera edhe Linkedin ishte shumë i suksesshëm në vitet e para, por me krijimin e Twitter dhe Facebook në vitin 2010, aplikacioni ndryshoi formatin e tij, duke shtuar edhe pjesë të tjera në aplikacion, siç ishin lajme të ndryshme nga bota dhe informacione të detajuara për punë të ndryshme. Më pas në këtë vorbull ndryshimesh, edhe opsioni i mesazheve u fut në aplikacion. Ekipi i kompanisë, i cili merret me mirëmbajtjen këtij aplikacioni ka një staf prej 65 vetash dhe nëpërmjet tyre ka drejtues biznesi, ekspertë të teknologjisë, ekspert marketingu dhe aktivistë, të cilët postojnë rregullisht njoftimet për miliona ndjekës. Në një raport të vitit të kaluar, shkruhej se shkëmbeheshin rreth 2 milionë video dhe artikuj brenda një ditë dhe tashmë Linkedin ka më shumë se 645 milion përdorues. Duke marrë parasysh madhësinë dhe gjurmën e tij sociale, Linkedin ka qenë një karakter veçanërisht i vogël për të hasur rreziqet që vijnë nga rrjetet sociale. Në mesin e aplikacioneve të tjera, Linkedin është unik për faktin se nuk i ka kaluar pesë vitet e fundit në një gjendje krize shqetësuese, si aplikacionet e tjera që sulmohen vazhdimisht për sa i përket privatësisë së personave.

“Në Linkedin, ju flisni në të njëjtën mënyrë si po flisni në zyrë. Ka kufij të caktuar rreth asaj që duhet të diskutoni. Kritika ndaj postimeve maten dhe përdoruesit shpesh i kanë të qarta normat e komunikimit të implikuara në platformë,” shprehet Dan Roth, zëvendës drejtor i Linkedin.
Por jo të gjithë mendojnë kështu. Amy C Edmondson, një pedagoge në fakultetin e biznesit në Harvard e cila ka studiuar për komunikimin në vendi e punës, shprehet se në rrjete sociale, përcillen teori të nënkuptuara, ose rregulla për mënyrën se si sillen në punë.
“Këto ide se si të flasim apo të sillemi në një zyrë mund të jenë shumë pak të vlefshme, të gabuara dhe shpesh herë individuale duke mos qenë institucionale dhe produktive,” shtoi ajo.
Mendimi i pedagoges Edmonds është se duhet pasur kujdes kur i nxisim njerëzit të gjejnë punë. Prandaj, ka shumë arsye pse një shef në këtë rrjet social, përballet me tema shumë të vështira herë pas herë. Sipas saj Linkedin nuk është një vend ku njerëzit mund të bashkohen. Temat që mund të jenë të rrezikshme për punonjësit për të qenë pjesë e një zyre, siç janë pabarazia ose ngacmimi në vendin e punës, priren të shpalosen në Linkedin në formën e një ngjarje të organizuar nga burimet njerëzore.
Përshkallëzimi i shumë vende pune, krijon një lloj të ri rrjeti social, një zyrë që nuk është zyrë, ku ka mijëra shefa, e asnjëri prej tyre nuk shihet si potencial për pozicionin që kanë.
Ndërkohë, Nicholas Thompson, drejtor i gazetës amerikane Wired, është shumë energjik në Linkedin. Ai shpesh herë poston foto nga jeta e përditshme që lidhen me teknologjinë dhe ka më shumë se 1.3 milionë ndjekës në faqen e tij. Ndërsa materialet më të spikatura, ai i ruan për Twitter.

“Ng eksperienca ime kam vënë re se në këtë aplikacion, mund të maresh vëmendjen e biznesmenëve. Tregime të ndryshme për biznesin, postimet mbi punë të ndryshme dhe artikujt të ndryshëm, janë gjërat që do t gjeni më së shumti në Linkledin. Nëse doni të postoni një artikull me ofendime apo humor banal, njerëzit do të reagojnë keq,” shtoi ai.
Ekspertët thonë se tashmë është e qartë se Linkedin nuk është krijuar kurrë për të lidhur njerëzit nga vende të ndryshme të botës, e për këtë fakt nuk ka hasur probleme të shumta si aplikacionet e tjera. Linkedin është krijuar për të lidhur profesionistë kudo në botë me njëri-tjetrin dhe kjo gjë e ka bërë atë më produktiv dhe të suksesshëm në fushën e biznesit./The New York Times/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë