Keshilla

Pse nuk duhet ta rregulloni shtratin tuaj në mëngjes

Rregullimi i shtratit tuaj në mëngjes ju bën më të lumtur dhe ju ndihmon të bëni një gjumë më të shëndetshëm natën më pas, sugjeron një studim. Por ndonjëherë, edhe zakonet më të padëmshme mund të kenë disa efekte jo aq të padëmshme, pasi shkencëtarët vijnë me zbulime të reja që duket sikur një kovë me ujë të ftohtë është derdhur në kokën tonë.

Keni mysafirë të padëshiruar pikërisht në jastëkët tuaj

Sipas një studimi, përveç qetësisë që i’u jep rregullimi i shtratit, ju krijoji dhe një shtëpi komode për merimangat. Janë një lloj merimangash që nuk mund t’i shihni ato pa mikroskop dhe mund të mendoni se vendi është i pastër, por në fakt nuk është kështu.

Batania juaj krijon një atmosferë të mrekullueshme për marimangat e pluhurit.

Kjo lloj merimange do të jetojë në hapësira të errëta dhe të lagura të dyshekut dhe jastëkëve tuaj dhe të ushqehet me qelizat e vdekura të lëkurës. Kur rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, “i mbuloni” në ambientin e tyre ideal me batanien tuaj. Në mbrëmje, ushtria (që tani është shumuar) fillon të bëjë punën e saj. Ndër efektet e pakëndshme, mund të keni dhe acarime të lëkurës, madje edhe puçrra.

Merimangat e pluhurit rrinë pikërisht në çarçafët dhe jastekët tuaj

Ndërsa ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës, ato lënë gjurmët e tyre në çarçafë. Po, marimangat rrinë pikërisht në vendin ku supozohet të flini rehat pas një dite të lodhshme dhe ato mund të provokojnë shumë reagime alergjike tek njerëzit. Ju mund të keni dhimbje të syve, teshtitje dhe madje edhe astmë.

Edhe nëse nuk janë më gjallë, ato janë të dëmshme

Si çdo krijesë e gjallë në tokë edhe marimangat e pluhurit kanë ciklin e tyre jetësor por edhe kur ato nuk janë më gjallë, përsëri mund të thithni mbetjet e tyre kur flini. Shkencëtarët pretendojnë se kjo është potencialisht e rrezikshme për njerëzit që janë alergjikë, pasi thithja e këtyre “kufomave” mund të provokojë përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Merimangat e pluhurit kanë frikë nga rrezet e diellit

Nëse e lini shtratin tuaj të pambuluar në mëngjes, marimangat ndikohen nga lëvizja e ajrit dhe rrezet e diellit, të cilat janë vrasësit e tyre natyralë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të lini shtratin tuaj të “marrë frymë” për disa orë, në vend që t’i “mbroni” merimangat nën batanie.

Mos përdorni spraj për t’i vrarë

Dermatologët nuk këshillojnë përdorimin e sprajt sepse ai mund t’ju shkaktojë probleme dhe ju. E mira është të pastroni shtratin tuaj me fshesë me korent.
Sigurisht, nuk do të jeni në gjendje të hiqni të gjitha merimangat, por zvogëlimi i numrit të tyre ndihmon në parandalimin e alergjive.
Burimi: Bright Side. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë