Pushtimi rus i Ukrainës rriti çmimet e naftës dhe pompat në pikat e shitjes e ndoqën këtë ritëm. Teksa paniku po bie, edhe çmimet e naftës po ulen, por jo në karburante.
Mjegulla e luftës u përhap përtej fushëbetejës. Në mungesë të qartësisë, thashethemet nisën të qarkullojnë. Gishtat u drejtuan tek kompanitë dhe qeveritë.
Konspiracion apo fakte?
Më 27 prill 2020, nafta bruto arriti nivelin më të ulët në 20 vjet, duke u tregtuar me më pak se 20 dollarë. Që atëherë, çmimi është rritur vazhdimisht. Në fillim të këtij viti, ajo ishte rreth 78.50 dollarë për fuçi, një rritje pothuajse katërfish.
Më 25 shkurt, dita e fundit para se të ndihej ndikimi i luftës në treg, çmimi ishte 94.12 dollarë, 20% më shumë se fillimi i vitit.
Pas kësaj, çmimi u rrit përsëri. Më 8 mars, vetëm shtatë ditë tregtimi më vonë, çmimi për naftë bruto arriti kulmin në 127.98 dollarë.
Pas këtij kulmi, çmimi u ul, në 98.02 dollarë më 16 mars. Dhe u rrit përsëri, për t’u mbyllur të premten e kaluar, 25 Mars me 119.60 dollarë.
Pra, çmimi i naftës ra pas një kulmi fillestar, pothuajse në nivelet e para luftës. Por u rritën përsëri.
Çmimi i benzinës në Europë është i ndryshëm sipas shtesës me taksa që kanë vendet. Në Gjermani, tregu më i madh i Europës dhe i varur nga importi rus shohim se, në 27 prill 2020, çmimi mesatar për një litër benzinë E10 në një pikë karburanti gjerman ishte 1.1 €, një nivel i ulët shumëvjeçar.
Më 2 janar 2022, çmimi mesatar ishte 1.76 €, një rritje prej pothuajse 50%. E rëndë, por jo aq dramatike sa rritja e çmimit të naftës bruto.
Më 25 shkurt, çmimi ishte 1.84€, 5% më shumë se fillimi i vitit.
Çmimi mesatar i Gjermanisë për një litër benzinë E10 arrin kulmin më 13 mars, në 2.27 €.
Pas kulmit për rreth një javë, çmimi ka zbritur në 2.13 € më 27 mars. Kjo është pak më pak se 16% më shumë nga çmimi i fundit “para luftës”.
Mund të shihet se çmimet e benzinës ndjekin çmimet e naftës, por rritja e saj është më e vogël. Një ndryshim që mund të jetë mjaftueshëm me ndikim, është se kur çmimet e naftës rriten, benzina rritet edhe më shumë.
Por cili mekanizëm qeverisës i stabilizon çmimet e karburanteve?
Fillimisht, kjo është një periudhë e pazakontë dhe e pasigurtë. Edhe importuesit e produkteve të këtyre lëndëve nuk e dinë nëse në tregje do të ketë më produkte dhe kështu ata krijojnë stoqe edhe me çmim të rritur. Kjo shpjegon pse çmimet në karburante vazhdojnë të rriten, por në bursë kanë rënë.
Së dyti, është një fakt i njohur se kostoja aktuale e naftës, që përfshi disa taksa të tjera si transporti, pasqyrohet vetëm në çmimin final. Në Gjermani, taksat përbëjnë 38% të c çmimit final të naftës.
Teksa taksa e energjisë është e vendosur sipas sasisë së lëndës, TVSH-ja llogaritet me përqindje, pra qeveritë arkëtojnë më shumë të ardhura kur çmimet janë të larta.
Megjithatë, shumat më të larta që njerëzit dhe kompanitë paguajnë për benzinë dhe naftë nuk shpenzohen (dhe tatohen) diku tjetër.
Ata që nuk ka gjasa të përfitojnë nga kjo rritje çmimesh janë edhe operatorët e karburanteve. Ata operojnë në një sektor me presa dhe varen nga shitjet nëpër pikat e vogla për fitime. Por me rritjen e çmimeve konsumi qytetar ka rënë.
Vetë Rusia nuk po përfiton nga kjo situatë, pasi për eksportuesit e mëdhenj ata vendosen që në fillim të kontratës afatgjatë. Por kush ka përfituar nga kjo rritje çmimesh?
Ministri i Ekonomisë në Gjermani, Robert Habeck po I drejton gishtin rafinerive të naftës. Ai ka urdhëruar një zyrë Federale Kartele për të investiguar nëse rafineritë po abuzojnë me fuqinë e tyre.
Dyshimi është se ata kanë grumbulluar shumë naftë, por i nxjerrin në treg shumë ngadalë. Dikush mund të thotë se kjo është një përpjekje e hapur për të rritur çmimin për punën e tyre. Ose dikush mund të argumentojë se kjo është një politikë e kujdesshme në dritën e pasigurisë së ofertës në të ardhmen.
Përgjigja e kësaj pyetjeje mund të ndihmojë në përcaktimin e së ardhmes së furnizimit me energji të Gjermanisë (dhe të Europës) dhe çmimit në pompë.
Burimi: GlobalFleet/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




