Treg

Pse kukullat Barbie do të kushtojnë më shumë për faj të Trumpit! Produktet në rrezik në SHBA me tarifa kundër Kinës

Tre të katërtat e lodrave të importuara në Shtetet e Bashkuara vijnë nga Kina. Ventilatorët dhe furrat me mikrovalë mund të bëhen të mos gjenden më

Gazeta Si – Çmimi i kukullave Barbie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikon të rritet. Kjo është një tjetër pasojë e tarifave që administrata Trump ka vendosur për mallrat që vijnë nga Kina.

Kur flasim për varësinë e Shteteve të Bashkuara nga Pekini, më së shumti mendohet për mineralet e rralla ose prodhimin e iPhone: 9 nga 10 janë “made in China”.

Por Kina prodhon gjithashtu 75% të kukullave, triçiklave dhe skuterëve që blihen nga konsumatorët amerikanë.

Mattel mendon të rrisë çmimet

Mattel kishte njoftuar tashmë në muajt e fundit se mund të rriste çmimet e kukullave Barbie në Shtetet e Bashkuara për të kompensuar ndikimin e tarifave.

Aksionet e kompanisë ranë 27% pasi Trump njoftoi ato që ai vazhdon t’i quajë “tarifa reciproke”, edhe pse, siç kanë theksuar disa ekonomistë, ato janë gjithçka tjetër veçse reciproke jo.

Furrat me mikrovalë dhe ventilatorët në rrezik

“Financial Times” vlerëson se 46 nga 50 produktet për të cilat Shtetet e Bashkuara janë më të varura nga Kina, janë ende subjekt i tarifave, pavarësisht përjashtimit të telefonave inteligjentë, PC-ve dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Këto produkte kanë një vlerë importi prej më shumë se një miliard dollarë dhe mund të mos gjenden më në treg ose mund të ndodhë që kostot e tyre të rriten në mënyrë eksponenciale.

Nëntë nga dhjetë ventilatorë elektrikë të blerë jashtë vendit nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2024, erdhën nga Kina, ashtu si 40% e kondicionerëve, vëren “Financial Times”. Dhe 90% e furrave me mikrovalë importohen në SHBA.

Ndikimi te lodrat

“New York Times” kujton se tre të katërtat e lodrave të importuara në Shtetet e Bashkuara vijnë nga Kina.

Përpara se Trump të merrte detyrën, biçikletat me tre rrota, pellushët, kukullat dhe lodrat e prodhuara në Kinë nuk ishin subjekt i tarifave.

Tani për këtë lloj importi ka një taksë 145%. Si u arrit te kjo shifër? Tarifave reciproke prej 125% të vendosura për importet kineze duhet t’i shtohet edhe detyrimi prej 20% i vendosur nga Trump në fillim të mandatit të tij për të gjitha importet kineze.

Veshjet

Është edhe më keq për pulovrat e leshit. Në këtë rast, një tarife bazë prej 16%, që zbatohet për importet nga çdo vend, duhet t’i shtohet një tarifë ekstra ekzistuese prej 7.5%, detyrimet 20% të vendosura ndaj Kinës për të luftuar trafikun e fentanilit dhe tarifat e reja prej 125%. Totali është një tarifë 168.5% për çdo pulovër leshi nga Kina.

Telefonat inteligjentë

Përjashtimi i telefonave inteligjentë, kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike nga detyrimet reciproke nuk do të thotë se këto produkte nuk i nënshtrohen asnjë tarife.

Siç sqarojnë mediat amerikane, ato do t’i nënshtrohen sërish tarifës 20% të vendosur nga Trump për produktet kineze në fillim të mandatit të tij.

Prandaj, nuk është një ndalesë totale, por vetëm një përjashtim i pjesshëm, i cili megjithatë e bëri Big Tech të marrë frymë lehtësuese.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë