Analize

Pse investitorët i druhen Turqisë

Erdogani shpëtoi Turqinë dhe krijoi një gjeneratë të pasur. Çfarë ndodhi mandej?

Bota më në fund po kupton atë që skeptikët kanë thënë përherë për Tuqrinë.

Për pjesën më të mirë të 16 viteve, lideri turk Recep Tayyip Erdogan, një reformator me stil autentik ekonomik dhe shpresa e madhe e botës për demokracinë muslumane, kishte një histori bindëse dhe në shumicën e kohës, çdokush e ka besuar. Çdokush, përveç sërës së vjetër të Turqisë, establishmentit laik , miliarderëve, gjeneralëve dhe elitave të arsimuara që humbën monopolin e tyre mbi pushtetin, pasurinë dhe ndikimin.

Establishmenti i vjetër nuk i kishte bërë mirë pjesës tjetër të popullit apo ekonomisë. Kur partia e Erdoganit korri fitore në 2002 me premtimin se do të hapte tregjet dhe do të liberalizonte institucionet, ekonomia e Turqisë kishte nevojë për mbështetje, duke kërkuar një paketë ndërkombëtare shpëtimi që kapi 20 miliardë dollarë. Lira pësoi kolaps, me gjithë përpjekjen e bankave dhe të qeverisë për të mbajtur inflacionin në kontroll.

Votuesit kërkonin ndryshim. Dhe e morrën atë. Për shumë vite të Erdoganit në pushtet, Turqia të jepte përshtypjen se po përjetonte kohë të arta. Stambolli, një pikë nevralgjike prej shekujsh, shpërthente në optimizëm. Restaurantet dhe klubetr shpërthyen si kërpudhat. Qendrat e reja për art dhe jetë nate  u duk sikur lindën brenda natës. Turqit e rinj, të arsimuar e formuar jashtë u kthyen në vendin e tyre për të çelur biznese e për të vënë pasuri. Turqia mirëpriti samite ndërkombëtare dhe, sëbashku me Spanjën , u bënë bashkësponsor të të një prej përpjekjeve të mbështetura nga Kombet e  Bashkuara për krijimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërkulturor dhe ndërfetar.Ishte gjithçka magjepsëse. Kaq magjepsëse sa një vizitori mund ti falej nëse besonte se nën qeverisjen e Erdoganit, vendi kishte më në fund të shans për të jetuar sipas komentit të  Napoleon Bonapartit: “Nëse bota do të ishte veç një vend, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj.”

Duket sikur turqit morën më shumë se ç’kishin kërkuar. Pas një kohe që solli 220 miliard dollar investime të huaja, tre-fishim të Produktit të Brendshëm Bruto, dhe kthimin e inflacionit me një shifër, ekonomia e Turqisë po lëngon përsëri—akoma më shumë demokracia e saj.

Me vendin që do të hyjë në zgjedhje të parakohshme më 24 qershor, më  lirën që po zhytet, me inflacionin që  po kapërcen dyfishin e objektivit të Bankës Qëndrore, dhe kompanitë që po përpëliten nën borxhin e huaj me më shumë se 300 miliardë dollar, gjendja e Turqisë duket e përkeqësuar. Këtë e tregojn edhe indeksi në rankimin ndërkombëtar për qeverisje demokratike që ka rënë ndjeshëm. Nuk po dëgjohet më ndonjë bisedim për procesin e paqes me separatistët  Kurd. Erdogan është bërë autokratik më shumë se kurrë, stili i tij i lidershipit më personal, arrogant dhe intolerant. Ai vendosi të përdorë ligjet e emergjencës që nga një grushti ushtarak i dështuar në verën e vitit 2016, burgosja e shumë gazetarëve e pakrahasueshme me ndonjë vend tjetër të botës dhe zgjerimin e kompetencave të censurës duke përfshirë edhe internetin.

Me rritjen e rezistencës së Erdogan ndaj kritikave, në të njëjtën mënyrë u rrit edhe vetbesimi i tij tek opinionet e veta. Presidenti 64-vjeçar udhëtoi drejt Londrës në Maj për të takuar drejyues të lartë, bankierë, dhe investitorë ku pritej të dëgjonin fjalë mbështetëse për të qetësuar shqetësimet e tyre. Ata që shpresojnë, po presin ende. Lira ra pas mesazhit të tij publik: Ai pret të ketë më shumë kontroll në ekonomi pas zgjedhjeve të qershorit, veçanërisht kur flitet për pavarësinë e Bankës Qëndrore Turke.

Në një intervistë me Televizionin Bloomberg në Londër në 14 Maj, Erdogan e theksoi pikpamjen e tij joortodokse se  ulja e normave të interesit do të zgjidhte problemin e inflacionit të Turqisë. Ai shpesh ka kritikuar Bankën Qëndrore për vendosjen e interesave që ai thotë se kanë ndihmuar në uljen e çmimeve në rritje, një argument që bie në kundërshtim me teorinë konvencionale ekonomike. “Sigurisht që Banka Jonë është e pavarur,” tha  Erdogan në një bisedë  30 minutshe. “Por Banka Qëndrore nuk mund ti referohet pavarësisë dhe të injorojë sinjalet që i vijnë nga presidenti.”

Një vetbesim i tillë nuk është jashtë natyrës së politikanit që ka ndërtuar për veten një pallat katër herë më të madh se Versaja e Francës, dhe mbrojti koston e tij prej 615 milionë dollarësh duke e krahasuar atë me Buckingham Palace. Është nga ajo pozitë e re, që ish kryebashkiaku i Stambollit, praktikisht e ka kurorëzuar veten si udhëheqësi i pakapshëm i një vendi prej 80 milion banorësh.

Ndërsa rritja e kontrollit të Erdogan mbi ekonominë turke rritet, në të njëjtën mënyrë po rritet edhe kërcënimi prej të rinjve të talentuar dhe investitorëve të huaj që po largohen nga Turqia.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në vitet kur ai u zgjodh si kryeministër, investitorët nga e gjithë bota donin të shkonin në Turqi: Duke ndjekur rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Erdogan stabilizoi ekonominë dhe paratë rrodhën, duke arritur një rritje mesatare vjetore prej 5.8 %. Në 2005, liderët Europianë nisën negociatat me Turqinë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, duke i ofruar perspektivën për tu bërë anëtari i parë me shumicë muslumane.

Pas dukjes, megjithatë, qarkullonte dyshimi mes elitave që kishin përfituar nga regjimi i vjetër. Të lënë mënjanë nga një gjeneratë e re e ndërtuesëve, e zgjidhësve të problemeve të veta dhe të njerëzve të tyre, sëra e vjetër pshpëriste mes veti që gjithë ajo ishte shoë. Ky sultan i ri, thanë ata, donte me të vërtetë të nnështronte ushtrinë, të kishte kontorll mbi gjykatat, dhe të islamizont vendin. Ata paralajmëruan për një teokratizim të stilit iranian. Një thënie që qe cituar shumë shpesh nga Erdogan  duke ua thënë mbështetësve që ai nuk e ka kundërshtuar kurrë por që nuk i dihet prejardhja -: "Demokracia është si një tramvaj. Ju e ngisni atë në destinacionin tuaj, dhe pastaj zbrisni.”

Në rrugën e tij për të fituar zgjedhjet me çdo kusht në të gjitha nivelet—presidenciale, të përgjithshme dhe lokale—kritikat e laikëve në qytetet e mëdha vetëm e bën atë më tërheqës për bazën e tij të zemrës dhe të devotshme njëkosisht. Por themelet e mrekullisë së Erdoganit filluan të shkërmoqeshin në momentin kur politikanët besimplotë kuptuan se njerëzit ishin të gatshëm të merrnin mosmarrëveshjet e tyre me të dhe ti shpinin në rrugë.

Zhdukja e Vëllazërisë Myslimane të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt pas Pranverës Arabe 2011 ndryshoi mënyrën se si Erdogan vështroi mospajtimin në vendin e tij. Ankthi i tij ka gjetur shprehje të plotë në mënyrat gjithnjë e më autokratike që vazhdojnë deri në ditët e sotshme.

Në Maj 2013 një plan për të shkatërruar 3.64217 hektarë sipërfaqje të  gjelbër në qendër të Stambollit, qyteti që ishte shkatërruar nga një përdhunim i gjatë dhjetëvjeçar me ndërtime, shkaktoi atë që do të bëhej e njohur si protesta e Parkut Gezi. Duke mos dashur të bëhej viktimë e trazirave popullore, Erdogan përdori veprime të rënda policore kundër një sërë aktivistësh mjedisorë. Protesta shpërtheu dhe nxiti një lëvizje masive duke vijuar me demonstrata që kërkonin të sillnin Erdoganin në gati të gjitha qytetet më të mëdha të Turqisë.

Në vend të një reformatori të fort, tanimë bota u përball me një lider hakmarrës, veprimet e të cilit u ngritën mbi paranojë.

Entuziazmi i Erdoganit lundroi në teoritë e konspiracionit rreth protestave; një prej tyre pretendonte se Gjermania i kishte financuar protestuesit sepse ishte xheloz për aeroportin e ri të Turqisë. Një këshilltar deklaroi se armiqtë e Erdoganit po përpiqeshin ta vrisnin duke përdorur telekinezën. Policia rimori Parkun Gezi, por Turqia nuk do të ishte kurrë e njëjtë. Fundi i viteve të artë ishte aty pari.

Sensi i optimizmit, besimi se turqit e shtresave dhe ideologjive të ndryshme ishin të gjithë në të njëjtën varkë, u zëvendësua nga një përçarje e vazhdueshme në kulturën politike, e përkeqësuar nga një ndjenjë e ankesës që buronte nga udhëheqësi i tyre i pa kompromis. Erdogan është përpjekur shumë për të arritur një version të nacionalizmit islam që do të kishte qenë e pamendueshme disa vite më parë. Ai organizoi bashkimin e grupeve të mëdha mediatike nga aleatët e tij, mbështeti shkollat fetare dhe vazhdoi një burgosi këdo  që shfaqte edhe shenjën më të vogël të mospajtimit. Ai bllokoi Tëitter, Facebook, YouTube dhe Wikipedia. Turqia u bë udhëheqëse globale në kërkesat për të bllokuar përmbajtjen në mediat sociale. Disa turq po zgjedhin të largohen dhe jo të jetojnë në atë vend duke u druajtur nga një diktaturë në zhvillim.

Mandej, tensionet mes Erdoganit dhe partnerëve të tij politikë - pasuesit e klerikut të quajtur Fethullah Gulen, i cili jeton në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani - shpërtheu në një luftë të hapur politike. Dhjetra kaseta u zbuluan duke pretenduar korrupsionin midis familjes së Erdoganit dhe kontakteve më të ngushta të tij. Erdogan etiketoi hetimin e udhëhequr nga prokurorët e Gylenit, një përpjekje për grusht shteti. Ai arrestoi policë, fshehu prokurorë dhe pastroi gjykatat. Deri në shkurt të vitit 2014, ministrat të akuzuar për bërjen e dhjetëra miliona dollarëve në një skemë për të ndihmuar Iranin t'iu shmangen sanksioneve të SHBA po mbledhin vota në Parlament për të patur më shumë kontroll mbi gjyqësorin. Prova u vra, por beteja sapo kishte filluar.

Gulenistët u fshehën, por nuk ikën. Në korrik të vitit 2016, një grup ushtarakësh Gulenistë në ushtri filluan një grusht shteti, duke bombarduar Parlamentin me avionë ajrorë, duke bllokuar një urë në Stamboll me tanke dhe duke vrarë më shumë se 200 vetë. Duke u shfaqur në televizion nëpërmjet një aplikacioni të telefonisë celulare, Erdogan i thirri mbështetësit e tij në rrugë dhe u kërkoi atyre të qëndronin aty për javë të tëra.

Spastrimet që pasuan ndikuan institucionet e Turqisë dhe marrëdhëniet e tjera të tensionuara me partnerët e saj perëndimorë, veçanërisht Gjermaninë dhe SHBA-të; secili kishte qytetarë të zhvendosur dhe të dërguar në burg. Dhjetëra mijëra turq u burgosën. Të tjerë humbën vendin e punës. Qindra biznese u konfiskuan ose u mbyllën. Goditja ndaj shtypit dhe liria e shprehjes u intensifikua.

Për Erdogan, tradhëtia çoi në uljen gjithnjë e më të madhe tëë rrethit të këshilltarëve dhe funksionarëve, kualifikimi kryesor për punën e tyre është besnikëria. Kur drejtuesit e dy fondeve kryesore të investimeve e vizituan Ankaranë më herët këtë vit, raportuan se u tronditën se si militantët  politikë kanë fituar epërsi ndaj ekspertëve profesionistë në organet më të rëndësishme të politikëbërjes së vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë