Gripi ka qenë më agresiv dhe i transmetueshëm këtë vit, me spitalet e tejmbushur në të gjithë botën.
ECDC shkruan se aktualisht ka një aktivitet të madh të virusit të frymëmarrjes në BE/ZEE.
Aktiviteti raportohet së bashku me një epidemi të virusit sincicial respirator (RSV), ndërsa aktiviteti SARS-CoV2 është në një nivel shumë të ulët. Ndikimi më i madh ka qenë te të rriturit e moshës 65 vjeç e lart për gripin dhe SARS-CoV-2 dhe në fëmijët e moshës nën pesë vjeç për RSV.
Me rastet e gripit në rritje në të gjithë globin, këtu janë gjërat kryesore që tregojnë pse këtë vit kjo sëmundje e zakonshme ka qenë potencialisht e rrezikshme.
Vendet nga India në SHBA po shohin rritje jashtëzakonisht të larta të rasteve të gripit
India po përjeton shpërthimin e saj më të keq të gripit sezonal që nga pandemia. Disa spitale në jug po raportojnë një rritje prej 20% të infeksioneve të frymëmarrjes në krahasim me vitin e kaluar.
Kjo vjen pasi shkencëtarët kanë identifikuar një version të pa parë më parë të mutacionit të virusit të gripit të shpendëve H5N1 në një fëmijë australian që kishte udhëtuar në Indi.
Sipas studiuesve, fakti që u pa vetëm kur fëmija i infektuar u kthye i sëmurë në Australi, tregon se mbikëqyrja e gripit të shpendëve nuk është aq e fuqishme sa duhet të jetë.
SHBA po përjeton gjithashtu sezonin më të keq të gripit në 15 vjet dhe nuk tregon shenja të ngadalësimit, ka thënë Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ka pasur të paktën 24 milionë raste, 310,000 shtrime në spital dhe 13,000 vdekje nga gripi deri më tani këtë sezon.
Në SHBA, vdekjet nga gripi tejkaluan vdekjet nga COVID-19 për herë të parë që nga pandemia
Një teori për këtë është se ka nivele më të larta imuniteti ndaj vaksinave për shkak të valës intensive të Covid-19.
Një arsye tjetër pse ekspertët thonë se ka qenë një sezon më agresiv është edhe vaksinimi që në tërësi, ka qenë më i ulët këtë vit.
Por vaksina mund të jetë gjithashtu më pak efektive këtë sezon.
Vaksina e gripit ndryshon nga viti në vit, bazuar në parashikimet e shkencëtarëve se cilat do të jenë llojet më dominuese në qarkullim.
Një raport i hershëm i CDC në tetor 2024 sugjeroi se efektiviteti i vaksinës së gripit për të mbajtur jashtë spitalit fëmijët e moshës pesë vjeç e lart mund të jetë 39%. Nga ana tjetër, dozat e vitit të kaluar u vlerësuan të ishin deri në 61% efektive në parandalimin e shtrimit në spital te fëmijët.
Për këtë, shkencëtarët po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë më efektive kundër gripit dhe një vaksinë që stimulon antitrupat kundër llojeve të ndryshme të gripit mund të shkaktojë një mbrojtje shumë më të fortë imune, sipas studiuesve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA (NIH).
Sipërfaqja e virusit të gripit është e mbushur me një proteinë të quajtur haemagglutinin (HA). Vaksinat e gripit sezonal përfshijnë molekula HA nga shtame të ndryshme, por edhe kur shtamet në vaksinë përputhen saktësisht me ato në qarkullim, vaksinat kanë tendencë të ofrojnë vetëm 40-60% mbrojtje.
Kjo është për shkak se shumica e njerëzve të vaksinuar përfundojnë duke prodhuar antitrupa kundër vetëm një prej llojeve të vaksinës. Kjo mund të jetë për shkak se një infeksion i mëparshëm i një lloji të veçantë gripi nxit sistemin imunitar për t’iu përgjigjur atij lloji më vonë, ose mund të jetë që një variacion gjenetik në sistemin tonë imunitar ndikon në përgjigjen e vaksinës.
Në një studim të botuar në Science në dhjetor 2024, ekipi i NIH lidhi së bashku molekulat HA nga shtame të ndryshme të gripit, duke shpresuar se sistemi imunitar do t’i përgjigjej çdo lloji të vetëm që njihte dhe për këtë arsye do të hapte rrugën për një vaksinë që mund të trajtojë lloje të shumta gripi.
Studimet e hershme në minj tregojnë se kjo metodë mund të jetë efektive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



