Teknologji dhe Inovacion

Pse facebook po e ndryshon emrin në Meta? Arsyeja zyrtare dhe ajo reale…

Facebook do të quhet Meta.

Ndryshimi u njoftua nga Mark Zuckerberg ku tha se fokusi nuk do të jetë më aq shumë tek aplikacioni blu që i dha emrin asaj kompanie. Në vend të kësaj, do të jetë tek metaverse dhe emri i kompanisë do të ndryshohet për ta pasqyruar atë.

Por mund të ketë më shumë arsye që fshihen pas këtij ndryshimi të emrit, arsye pse kompania ka zgjedhur tani për të hequr qafe emrin e Facebook.

Arsyeja zyrtare

Argumenti i madh i Facebook është se emri i kompanisë nuk pasqyron gjithçka që bën. Kjo është e vërtetë pasi edhe para se të përfshihej metaverse: Instagram, WhatsApp, platforma VR Oculus dhe të tjera janë të gjitha pjesë e kompanisë Facebook, por kanë shumë pak të bëjnë drejtpërdrejt me të.

Kjo do të bëhet edhe më e vërtetë nëse fjala e Mark Zuckerberg se e ardhmja është metaverse bëhet e vërtetë. Në njoftim, Zuckerberg tha se Metaverse ishte e ardhmja e internetit, duke i lejuar njerëzit të rrinë, të punojnë dhe të luajnë në hapësira virtuale.

Ai tregoi se si dikush mund të shfaqej në një takim pune si një hologram, për shembull. Ose mënyrat se si njerëzit mund të luanin lojëra gjatë realitetit virtual, krahas avatarëve të miqve të tyre.

Gjithsesi këtu ka diçka që nuk shkon pasi në të vërtetë, Zuckerberg nuk njoftoi asnjë produkt apo zhvillim real që të tregojë se Metaverse do të vijë shumë shpejt.

Sido që të jetë, emri pasqyron atë që Facebook dëshiron të jetë, në vend të asaj që është dhe nuk ka asnjë arsye reale që ai të mund të quhet një kompani metaverse sot.

Kjo ishte e qartë gjatë gjithë prezantimit. Ai zgjati 90 minuta, por emri i ri ishte i vetmi njoftim sa domethënës ashtu dhe real; në pjesën më të madhe, ai përbëhej nga premtime se çfarë do të ishte metaverse, në vend të ndonjë informacioni aktual se si Facebook planifikon të arrijë atje.

Arsyeja e vërtetë?

Ndryshimi i emrit vjen në një kohë më interesante për Facebook sesa për metaverse. Kurrë Facebook nuk është nënvlerësuar më pak se këto kohë.

Skandale të shumta të mëdha në lidhje me gjithçka, nga privatësia te mbrojtja e të rinjve, kanë çuar në shqetësimet se Facebook po i bën dëm botës, në vend që ta ndihmojë atë.

Dhe ndoshta edhe më shqetësuese për Mark Zuckerberg dhe investitorët e tij, është se njerëzit duket se po humbasin interesin për aplikacionin Facebook dhe disa nga shërbimet e tjera të tij. Hulumtimet tregojnë se ka shumë pak përdorues të rinj dhe kompania është e shqetësuar për vijimësinë e kompanisë.

Me gjithë këtë, është një kohë e shkëlqyer që kompania Facebook të dallohet nga aplikacioni Facebook. Kjo do të thotë se pavarësisht nëse e ardhmja është metaverse apo jo, ajo do të jetë në gjendje të shkëputet nga e kaluara e saj dhe ndoshta të përpiqet të fokusohet larg aplikacioneve që kanë probleme.

Mund të nënkuptojë gjithashtu se kompania Facebook, mund të ndahet nga kritikat ndaj aplikacionit Facebook. Pjesa më e madhe e vëmendjes është përqendruar në mënyrën se si është ndërtuar aplikacioni blu dhe ndarja nga aplikacionet më pak të diskutueshëm mund të jetë një hap i mirë.

Në të kaluarën, Facebook ka tentuar të bëjë një veprim të ngjashëm duke bashkuar aplikacionet e tij të ndryshme: në vitin 2019, ai filloi të quante WhatsApp dhe Instagram si “nga Facebook”, në një përpjekje të dukshme që pozitiviteti i këtyre markave të ndihmojë Zuckerberg. Ndërsa tani duket se Facebook po lëviz në drejtim të kundërt, edhe pse kërkon të zgjidhë të njëjtin problem.

Sigurisht, këto arsye nuk janë të gabuara për aq kohë sa Facebook thjesht dëshiron të lëvizë nga e kaluara e tij e vështirë dhe e sheh të ardhmen si diçka tjetër.

Por sido që të jetë, është e rëndësishme të kujtojmë se për momentin, asgjë nuk ka ndryshuar dhe do shumë kohë që të ndryshojë Facebook në Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë