Ekspozite

Pse i romantizojmë artistët që ishin njerëz të këqij?

Lucian Freud me dy portrete të Leigh Bowery, 1990 . Phillips

Tom Rachman/Artsy - Të jesh madhështor në art, duhet të jesh i neveritshëm në shtëpi?Veprat e Pablo Picasso-s “kërkonin sakrifica njerëzore”, shkruante në një memoar e mbesa, Marina. “Asnjë në familjen time nuk mund t’i shpëtonte mbytjes së tij...Atij i duhej gjak për firmosur secilën nga pikturat.”Ose merrni parasysh Lucian Freud-in, i njohur për portretet e tij të melankolisë dhe izolimit, që ishte vetë shkaku i melankolisë dhe izolimit përtej kanavacës, duke pasur 14 fëmijë dhe duke mos e trazuar fort veten për jetët e tyre. Një prej bijave të tij, Lucy, ka thënë për një të përditshme britanike si u përpoq të rilidhej me njeriun e madh: “E ftova në dasmë, sepse mendova se është atë, edhe pse jo baba”. Freud-i nuk iu përgjigj kurrë.Por jo vetëm piktorët, pyesni këdo që ka jetuar mes kineastëve, muzikantëve dhe shkrimtarëve. Më të mëdhenjtë nuk janë gjithmonë egoistë, por një numër i madh kanë ndodhur të tillë. Gjë që ngre një pyetje shqetësuese: A mundet sjellja e tmerrshme ta bëjë artin më të mirë?

Terry Richardson, Të dështosh lart, 2015, Perrotin


Të jemi të qartë, nuk po sugjeroj se sjellja e pahijshme seksuale e ekspozuar muajve të fundit ka rolin më të vogël në veprat mbresëlënëse; raste të tilla kanë të bëjnë me abuzimin me pushtetin, por kurrë me kërkimin e artit. Ajo që sugjeroj është se sjellja përbuzëse luan një rol kyç në kulturën tonë. Disa e lidhin mendjen e turbulluar me krijimtarinë,  sikur jetesa kaotike mund të ishte evidencë e një dhuntie. Kaosi nuk bën për artin e madh, por shet artistin si të madh.

Njeriu i pazbutur është ajo çka  gllabërojmë në jetëshkrimet e artistëve, aq sa admirojmë mafiozët në ekran. Ne, që u nënshtrohemi rregullave të shoqërisë, duke shtypur egoizmin e natyrshëm, i shohim të thyerësit e ligjit me një dridhmë admirimi. Ata na vënë në punë fantazinë, duke u tallur me ligjet, e duke fituar respekt megjithatë. Askush nuk kënaqet me një artist me sjellje të përkorë.

Një tjetër përparësi e sjelljes së pamëshirshme personale është se, trishtueshëm, mund të ndihmojë prodhimin – duke imponuar një bashkëshorte të rrisë fëmijët apo duke përdorur ata fëmijë për të përthithur humorin e tij,  apo thjesht për të hequr dorë nga gjithçka që nuk i shërbente interesit të tij. Artistët meshkuj kanë shpërthyer dhe vjellë në këtë mënyrë për shekuj, duke i bluar të dashurit e tyre në material. Ka një arsye se përse gratë rrallë janë përfshirë mes këtyre artistëve të mëdhenj: atyre kurrë nuk u është dhënë një imunitet i tillë moral. Me siguri, tipat mizorë njollosin rangjet e lartë të çdo fushe konkurruese, qoftë politikë, akademi apo biznes. Por, në profesione të tillë, egoistët e pamëshirshëm përbuzen,  nëse mizoritë e tyre private ekspozohen. Kjo nuk ka qenë e tillë për botën kulturore. Demonët e tyre bëhen shenjtët tanë laikë.


Thjesht merrni parasysh gjuhën që përdorim kur diskutojmë mbi artistët e mëdhenj: një ikonë kulture ndjek një vegim, gjen një zë, bën një shteg pavarësisht nga shkurajimi i mendjeve më të vogla – pastaj rezulton e drejtë (e ringjallur) prej brezave të ardhshëm. Por kushdo që ka vëzhguar shumë artistë seriozë në punë,  mund të dëshmojë se kjo ka të bëjë më pak rreth frymëzimit të drejtë dhe më shumë rreth punës këmbëngulëse. Gjithashtu, këto procese të të bërit të punës krijuese, duan ta dinë se çfarë mendojnë të tjerët, madje fuqishëm. Ose,  pse të ndeshemi për një punë, esenca e së cilës është komunikimi me të panjohurit? Indiferenti i vërtetë nuk do e shfaqte veprën e vet. Që do të thotë se, kurrë nuk do të dëgjonit për ta.

Industritë e kulturës kanë një stekë në përjetësimin e miteve artistikë, për shkak se një idhull është i paçmueshëm për marketing. Është djallëzisht e vështirë të shesësh një produkt kulturor për vetëm meritën e tij. Shihni përreth: Thuajse i  gjithë publiciteti i arteve është prapaskenë. Rreth bërësit. Rreth origjinës së veprës. Rreth gjithçkaje përveç asaj që kishte qëllimin të fliste vetë. Na duhet të pranojmë se, në kohët tona, lavdia kulturore mund të fitohet falë konsideratave mendjengushta: patronazhi, tërheqja personale, një gjeni për miqësinë, ku ke lindur, në cilën shtresë ke lindur. E megjithatë, sërish i ngjitemi besimit të çuditshëm se vepra më e mirë e gjen vendin e saj të merituar.



Po përse? Nga çfarë mrekullie duhet brezat e mëvonshëm të fitojnë një qartësi gjykimi që i arratiset sonës?  Po, ata do të ishin të lirë prej modës sonë,  por ata kanë modë të tyren. Dhe gama e veprës e disponueshme për vlerësim në muze, librari dhe salla koncertesh është tashmë gjerësisht e skartuar nga fjalët e pakuptimta,  që brezat e mëvonshëm supozohet t’i shohin përtej. E megjithatë ne parapëlqejmë funde të lumtur, kështu që puno së prapthi derisa ta gjesh një të tillë. Kultura – një provincë në përnderim të së çiltrës – përmban aq shumë falsitet. Dhe historia e llomotitjeve është shekullore.

Meqenëse  kultura ka qenë aty shumë më gjatë se mbajtja e shënimeve, dikush mundet vetëm të spekulojë sesi njerëzit prehistorikë i shihnin grupet e tyre artistike. E dimë se objektet e hershme nderoheshin dhe përdoreshin në rite të shenjta, ndoshta për shkak se bërësit e tyre konsideroheshin magjikë. Gjatë antikitetit klasik, poetët ishin të lëvduar, por artistët pamorë zinin një stacion më të ulët. “Dikush adhuron imazhet hyjnore, dikush mund t’u lutet dhe t’u sakrifikohet atyre”, ka thënë filozofi romak Seneka, “e megjithatë i përçmojmë skulptorët që i kanë gdhendur.”

Nga koha e Rilindjes, megjithatë, gjithçka ka ndryshuar. “Jeta e Artistëve” e Giorgio Vasari-it, botuar për herë të parë më 1550-ën, shiste me pakicë hollësi rreth gjenive, brilantë që nga fëmijëria, të aftë të vizatonin një mizë me aq realizëm sa budallenjtë e përzinin, vazhdimisht. Vasari i lezetoi biografitë e shkurtra me thashetheme: Michelangelo-ja goditet në hundë nga një rival;  Piero di Cosimo është një ekscentrik i izoluar,  i cili mbijeton me vezë të ziera; Rafaeli ra i vdekur pas një periudhe seksi të fuqishëm. Rrëfenjat janë të shoshitura me gabime. Edhe kjo, vendosi një standard.

Piero di Cosimo. Një skenë gjuetie, ca. 1494–1500. Muzeu Metropolitan i Artit


Një tjetër ndryshim ndodhi në fillim të 1800-ës, një kohë kur artistët në Francë shpesh banonin në lagje të varfra ku jetonin romët – të njohur me termin përbuzës si gabelë – që shoqëroheshin me pasion kafshëror, libertinizëm seksual dhe një origjinë të hamendësuar kombëtare në shtetin çek të Bohemisë. E gjitha kjo ishte e rremë. Por legjendat epshore rrezatonin përmes artit,  duke bërë beteja të ndyra dhe duke njohur më në fund përrallën përkufizuese të kulturës. Shekuj më pas, fantazitë bohemiane nuk na kanë lënë. Çdo brez tjetër duket se i rizbulon, nga emigrantët shkrimtarë-piktorë-pijanecë,  të Parisit në vitet ’20, tek poetët Beat pas Luftës së Dytë Botërore, e gjithë epoka hippie, tek grunge i viteve ’90 dhe më tej.

Përpara lëvizjes #MeToo, thuajse të vetmit mëkate që justifikonin dëbimin nga konsiderata kulturore ishin nazizmi ose pedofilia ( kjo e fundit kishte  pushtet shumë më pak dënues). Pyetja e vjetër do të ishte: A mundemi ende të admirojmë një vepër,  pasi kemi zbuluar të vërtetën për personalitetin e krijuesit të saj? Por një pyetje e rezervuar vendoset më mirë: A i kemi dashur veprat kulturore pjesërisht edhe për shkak të personalitetit të krijuesit?  Lëvizja #MeToo është zotuar të transformojë artet dhe është duke frenuar sjelljen e turpshme. E megjithatë jemi larg të qenit të ndershëm rreth asaj çka e bën kulturën dhe kë gjykojmë të madh dhe përse. I  gjithë ky falsitet, megjithatë, ndriçon një të vërtetë të qëndrueshme: Arti ende mban një rol aq jetësor  për ne, sa  mashtrojmë veten të besojmë në të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë