Futboll

Pse ekipet e La Liga po shpenzojnë më shumë në merkato?

Klubet e Premier League deri në këto momente, kur duhen edhe 7 ditë nga mbyllja e merkatos kanë harxhuar në merkato 922 milionë paund, shumë pak po të shikojmë pas në merkatotet e viteve të shkuara. Megjithatë, për herë të parë në më shumë se një dekadë, klubet e Premier Ligës duket se do të zbrezin nga maja e klasifikimit sa i përket shpenzimeve, pikërisht nga ekipet e La Liga, të cilat tashmë ka kaluar shumën e 1 miliardë paundëve për herë të parë.

Pasi sundimi i Spanjës në Europë u prish sezonin e kaluar, nga Liverpuli dhe Çelsi, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë përveshur mëngët duke hyrë në merkato fuqishëm. Shpenzimet e klubeve spanjolle deri më tani janë në shifrën e 1.06 miliardë paund, por vlen të përmendet se në Spanjë mund të kryhen transferta në merkato deri në fund të këtij muaji. Sipas të gjitha gjasave këtë vit ekipet spanjolle do ta thyejnë rekordin e 1.4 miliardë paundëve të shpenzuara nga ekipet e Premier Ligës në verën e vitit 2017.

Hazard duke luajtur me Real Madrid gjate kesaj vere – Gazeta Si, 2 gusht 2019

Eden Hazard, Joao Feliks dhe Antoni Griezman janë tre transferimet më të mëdha mëdha në Spanjë. Të treja këto blerje kanë qenë 100 milionë euro e sipër. Ndërsa në Angli, Arsenali dhe Mançester Siti dhe Totenhami duke blerë Nikolas Pepe, Rodri dhe Ndombele nuk i kanë kaluar 80 milionë paund. Për të mos thënë pastaj, që Liverpuli dhe Mançester Junajtid deri më tani thuajse nuk kanë lëvizur fare në merkato.

“Në lidhje me shpenzimet e mëdha në merkato mesa duket është ngjallur një dëshirë për të shpenzuar edhe nga klube të caktuara në Spanjë dhe Itali,” tha Sam Boor nga Grupi i Biznesit Sportiv të Deloitte. “Ndërsa klubet më të mëdha të Premier League duket se kanë marrë një qasje më të kontrolluar në shpenzimet e transferimit të tyre dhe konkurrueshmëria e skuadrave të tyre në garat Uefa sezonin e kaluar mund të ketë kontribuar në këtë drejtim.”

Rodri duke luajtur me fanellen e Machester Sity gjate kesaj vere – Gazeta Si, 2 gusht 2019

Në këto shifra të ulta, duhet thënë se ka ndikuar edhe fakti që Çelsi është penguar nga një embargo transferimi e imponuar nga Fifa, ndërsa Ole Gunar Solskjaer po tenton revolucionin “low cost” te Mançester Junajtid. Çuditërisht, Aston Villa është ekipi anglez që ka shpenzuar më shumë në këtë merkato dhe pretendimet janë që të kapin një vend për në Kupat e Europës. Duke pasur parasysh rritjen e të ardhurave që janë të garantuara nga Premier League, ata kanë shpenzuar deri më tani më shumë se 110 milionë paund.

Klubet e La Ligës me të vërtetë nuk e kanë kursyer dorën me harxhimet këtë verë, duke paguar shifra jashtë logjike për lojtarët e rinj. Real Madrid ka shpenzuar më shumë se 300 milionë paund, duke përfshirë marrëveshjen që çoi Hazard nga Çelsi në Madrid.

Atletico Madrid e bëri Zhoao Feliks transferimin e pestë më të shtrenjtë në histori në 113 milionë paund para se Barça të paguante klauzolën e lirimit të Griezmann me 107 milionë paund për ta bërë atë të gjashtin në histori.

Grizman diten e prezantimit te Barcelona – Gazeta Si 2 gusht 2019

“Tre klubet e mëdha të La Ligës – Barcelona, ​​Real Madrid dhe Atletico Madrid – kanë qenë shpenzuesit më të dukshëm në të gjithë Europën në këtë merkato deri më tani,” shtoi Boor. “Firmosja e një marrëveshje të re për të drejtat e transmetimit në sezonin 2019-20, e cila pritet të sigurojë një rritje të të ardhurave prej rreth 20% më shumë në sezon në krahasim me marrëveshjen e mëparshme, mund të ndihmojë në financimin e një pjese të këtyre shpenzimeve. “

Klubet e La Ligës shisnin të drejtat e transmetimit individualisht deri në vitin 2015, kur u miratua një ligj i ri për të kaluar në modelin kolektiv, të cilin Premier League e ka përdorur që nga fillimi në vitin 1992.

“Kur klubet mund të parashikojnë të ardhurat e tyre, kjo do të thotë se ato mund të fillojnë të shpenzojnë dhe prandaj ne po e shohim këtë situatë tani në Spanjë,” tha Tim Bridge i Deloitte. “Klubet e La Ligës janë rregulluar mirë në aspektin financiar dhe mund të shpenzojnë.”

Gjithsesi marrëveshja 1.83 miliardë paund e La Liga është shumë pak krahasuar me marrëveshjen e re të transmetimit e Premier League për sezonin 2019-2022 e cila shkon 3.07 miliardë paund në sezon. Por të ardhurat që marrin Barça dhe Real nga La Liga mbrohen nga një dekretin mbretëror i veçantë i vitit 2015, kështu që ata do të marrin një minimum prej 128 milionë eurosh dhe këtu mund të ndihet e diskriminuar Atletiko Madrid.

Po klubet e Seria A çfarë po bëjnë?

Matis De Ligt diten e prezantimit te Juventus – Gazeta Si 2 gusht 2019

Klubet italiane e thyen barrierën prej 1 miliard paund shpenzime në merkaton e verës së kaluar dhe pothuajse janë afruar me shpenzimet e klubeve të Premier League. Juventus e mori mbrojtësin e Ajaxit Matijs de Ligt për 67.5 milionë dhe deri më tani kanë shpenzuar në total 136.4 milionë euro.

Por gjithçka mund të ndryshojë në javën që vjen dhe shpenzimet e klube të Seria A pritet të kalojnë 1 miliardë. Romelu Lukaku i Mançester Junajtid ka qenë i lidhur me nje kalim te Interi ose Juventusi dhe sulmuesi argjentinas i Juventus, Paulo Dybala, që potencialisht mund të shkojë në anën tjetër te Junajtid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë