Treg

Pse Bitcoin shqetëson Bankat Qendrore?

Luhatjet në  Bitcoin vijnë me kulturën e investimeve në të, me aspak domethënie për ekonominë.

Pas një viti të vështirë me politika monetare të paprecedente, stimul fiskal, çmimet dhe inflacioni ka një shenjë alarmi: kriptot!

Nga Uashingtoni në Frankfurt në Pekin, një murmurimë e vogël u kthye në një refren  dhe ekspertët mendojnë se politika e krijuar nga ata vetë po destabilizojnë tregjet.

Kur Banka Federale në SHBA shprehet se rreziku është nën kontroll, vendet e tjera po marrin masa. Islanda është vendi i parë i Europës Perëndimore që shtrëngoi politikat inflacioniste dhe tregun  e pronave të paluajtshme. Edhe vendet e tjera të Europës po ndjejnë rrezikun, por po mbështeten më stimulin monetar për momentin.

Në Kinë, ku rimëkëmbja po ecën më shpejt, rritja e vlerës së pronave të patundshme po kthen vëmendje tek vendosja e një takse për pronën. Çmimet e rritura mund të rrisin furnizimet. Autoritetet në Kinë po shpresojnë për zvogëlim rreziqesh dhe “plasje flluskash” duke mbajtur kostot e borxhit në nivelin e duhur.

Që fitimet të qëndrojnë lart duhet të japin prova që i rezistojnë politikave monetare dhe nuk ndikojnë në inflacion. Nëse ekonomia globale mund ta bëjë këtë, atëherë bankierët qendrorë mund të vazhdojnë të hedhin poshtë luhatjet e Bitcoin si një element mbushës.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë