Kriza në Afganistan ka prekur dhe do të vazhdojë të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.
Ndikimi i më dukshëm ka të bëjë me faktin që vendet e Ballkanit do të ofrojnë strehim për afganët që bashkëpunuan me SHBA. Ndikimi i dytë është se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës po përpiqen të shfrytëzojnë krizën në Afganistan për t’u afruar me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që të tjera, si Serbia, do të përpiqen të ruajnë ekuilibrin e saj midis fuqive të mëdha.
E treta, dhe potencialisht pasoja më e rrezikshme për Ballkanin, është mundësia që Afganistani të krijojë valë emigrantësh dhe refugjatësh drejt Evropës.
Ndërkohë që SHBA po përpiqej të ofronte sigurinë për afganët që ndihmuan SHBA, ajo zbuloi edhe cilët ishin aleatët e saj besnik në Ballkan dhe Europë. Kosova, Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut ishin të parër që u rreshtuan në radhë për të ndihmuar SHBA-në duke strehuar afganët por, Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bullgaria hodhën poshtë kërkesën e Uashingtonit.
Kosova madje në mënyrë ambicioze ka thënë se ka kapacitet për strehimin e 10.000 njerëzve, ndërkohë që Shqipëria pritet të strehojë 4 mijë.
Por siç shpjegon Timothy Less, analist nga Qendra për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit për shtypin serb, SHBA nuk duhet të presë të njëjtin solidaritet nga vendet e tjera. Serbia ia atribuon humbjen e Kosovës politikës amerikane dhe nuk ka gjasa të ndihmojë SHBA-në. Së dyti, ndërsa disa po përdorin këtë krizë për t’u rreshtuar me Perëndimin, Serbia përpiqet të ruajë ekuilibrin e saj midis Perëndimit në njërën anë dhe Rusisë dhe Kinës në anën tjetër.

Për tre vendet që pranuan afganët, kjo ishte një mënyrë për të luajtur kartën amerikane, ndërkohë që perspektiva e anëtarësimit në BE duket gjithnjë e më e largët. Ish -ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho thotë se për Shqipërinë, “ky veprim ishte një shans për t’u bërë palë me Perëndimin”
Duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së, Shqipëria tashmë strehon rretj 3,000 anëtarë të Muxhahedinëve të Iranit (MEK).
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte edhe më i drejtpërdrejtë: “Kosova ka SHBA -në aleatin e saj kryesor dhe partnerin strategjik të pazëvendësueshëm. Çështja e strehimit të refugjatëve afganë, përveç aspektit të solidaritetit humanitar nga ana jonë, nuk duhet të diskutohet, nëse vihet në rrezik partneriteti me SHBA. “
Në rastin e Beogradit, kriza në Afganistan është një sfidë tjetër për politikën e saj të balancimit midis fuqive perëndimore dhe jo-perëndimore. Sipas shtypit serb, Beogradi ngurroi të bashkohej me deklaratën BE-SHBA mbi Afganistanin për të shmangur zemërimin e Rusisë dhe Kinës, por u bashkua për shkak të presioneve nga SHBA dhe Gjermania.
Në të vërtetë, Serbia nuk po i mbyll plotësisht dyert SHBA -së. Kryetari i parlamentit serb, Ivica Dačić, kohët e fundit deklaroi se gjatë kohës së tij si ministër i Jashtëm serb (2014-2020), Serbia negocioi bisedime sekrete midis qeverisë afgane dhe përfaqësuesve të talebanëve, përfshirë bisedimet me ish-presidentin afgan Ashraf Ghani nëpërmjet një video-konference.
Edhe pse Serbia dha vetëm vendndodhjen, u konfirmua se kjo ishte bërë me mbështetjen e SHBA. Daçiç, i konsideruar si pjesë e një fraksioni pro-rus në qeverinë serbe, kritikoi Perëndimin për rritjen e prodhimit të lëndëve narkotike në Afganistan nën vëzhgimin e tyre dhe faktin se ish-qeveria afgane e njohu Kosovën. Megjithatë, ai gjithashtu vuri në dukje se bisedimet të udhëhequra nga Uashingtoni dhe Moska dështuan.
Ballkani gjithashtu mund të kthehet në korridor për azilkërkuesit afganë që shkojnë drejt Evropës. Greqia tashmë ka përfunduar një mur 40 km në kufirin e saj me Turqinë. Kriza e fundit e emigrantëve (2015-2016) e largoi rajonin nga BE-ja dhe futi frikën në Ballkan se BE-ja e sheh atë vetëm si vend grumbullimi për emigrantët.

Gjatë krizës së fundit, Shqipëria, por edhe vendet e tjera, janë lavdëruar për trajtimin njerëzor ndaj refugjatëve. Tani situata është ndryshe. Shumë në BE janë totalish kundër pranimit të refugjatëve të rinj. Kroacia vazhdon strategjinë e shtytjes drakoniane kundër emigrantëve. Presidenti kroat Zoran Milanović deklaroi hapur: “Të gjithë ata që po evakuuohen duhet të strehohen në Shtetet e Bashkuara. Ne mund të marrim simbolikisht një numër të vogël njerëzish. Nuk është më viti 2015. ”
Ndërkohë, grupet e ekstremit të djathtë po përfitojnë nga retorika kundër emigrantëve që po rritet në të gjithë ish-Jugosllavinë.
Për t’i bërë gjërat më keq, Turqia, e cila përdor fluksin e emigrantëve për t’i bërë presion Brukselit, po forcon kufirin e saj me Iranin. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia nuk do të bëhet “depoja e refugjatëve” në Europë, ndërsa i bëri thirrje Evropës të pranojë përgjegjësinë për afganët.
Në të vërtetë, Ballkani do të jetë në qëndër të rrugës së emigrantëve dhe të jetë në mes të një beteje politike mes BE -së dhe Turqisë.
Kërcënimet e terrorizmit dhe radikalizimit fetar nuk duhet të ekzagjerohen, por flukset e pakontrolluara të emigrantëve janë një mjedis induktiv për shfaqjen e këtyre kërcënimeve.
Por kjo krizë tregoi rajoni mbetet në periferinë e sferës perëndimore dhe si i tillë është më i ekspozuari ndaj krizave globale. /Euronews/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




