Politike

PSD ‘kingmakeri’ i ri në Veri, i ’dha’ Ramës 4 bashki dhe çoi të djathtën forcë të tretë politike (bashkitë)    

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi e ka deklaruar publikisht se do të punoje për këshillat bashkiak këto zgjedhje ndërsa votën do e japë për kandidatët e PS. Dhe këtë ka bërë.

Tom Doshi jo vetëm që ishte arsyeja fituese e Benet Becit në Shkodër, Pjerin Ndreut në Lezhë, Kristian Shkrelit në Vaun e Dejës dhe ndihmoi konsiderueshëm Safet Gjicin në Kukës, duke i çuar si trofe Edi Ramës katër bashki të veriut që votoheshin nga e djathta, por ka arritur që të përfitojë edhe nga përçarja e kësaj të fundit, për të dalë në zonat kyçe në veri si forca e dyte politike pas PS.   

Në Mirditë, PSD rezulton force e dyte politike me 1871 vetëm pak vota madje nga vendi i parë që mban PS.

Në Vaun e Dejës, PSD është forcë e parë me  4082 vota.

Në Lezhë PSD renditet forcat e dyte politike me 4871 vota me shume se koalicioni i “BF”.

Në Dibër gjithashtu renditet forca e dytë politike me 3884 vota. Edhe në Mat PSD me 1444 vota ka lënë pas koalicionin e “BF”. Në Has renditet forca e tretë politike ndërsa në Shkodër për vetëm 269 vota e ndan nga vendi i dytë pas PS-së. Në Shkodër Tom Doshi ka marrë 12.908 vota ndërsa koalicioni i “BF” 13.177     


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë