Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve. Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në letër thuhet se Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen dhe i ka kërkuar KQZ që të bëjë zëvendësimin e tij sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.
Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku. Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër, pas dorëheqjes të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë.
Letra e Tom Doshit:
Unë u nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021..
I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve ët Kodit Zgjedhor.
Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.