Politike

PS zyrtarizon 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme

Nga Gazeta Si- Partia Socialiste ka mbledhur këtë pasdite Kryesinë, ku ka vendosur emrat e kandidatëve për bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme në 9 nëntor.

Pas mbledhjes, janë njoftuar emrat e kandidatëve. 

Teksa në Asamblenë e Përgjithshme të PS u vendos që Ogerta Manastirliu të kandidonte në Tiranë, në mbledhjen e sotme u vendosën dhe emrat për 5 bashkitë e tjera.

Altin Bojni do jetë kandidat i PS për Bashkinë e Matit, Ervin Ceca është kandidat i PS për Bashkinë Berat, Brunilda Mersini lë mandatin e deputetes për të kandiduar në Bashkinë Vlorë, Florenc Doka për Bashkinë Cërrik dhe Gramoz Sako, kandidat i PS për Bashkinë Tepelenë. Sako është ish-shefi i Gardës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë